Panorama (Albania)

Distopia serbe

- VETON SURROI

Elitapolit­ike, intelektua­le, religjioze serbe dhe e Serbisë po u rikthehet rrëfimeve të viteve tetëdhjetë të shekullit të shkuar

1. Banjallukë - Çdo mëngjes, unë dhe shoqja ime, Jelena, e cila jeton në rrugën “Momir Nikoliq” ( i dënuar me 20 vjet burg), shkojmë së bashku në shkollën “Bilana Pllavshiq” ( 11 vjet burg). Unë jetoj në rrugën “Stanisllav Galiq”, numër 92 ( i dënuar me burg...

të përjetshëm). Që të mbërrijmë në shkollë, na duhet ta kalojmë avenynë “Radosllav Kërstiq” ( dënuar me 35 vjet burg) dhe parkun “Lubomir Borovçanin” ( dënuar me 17 vjet burg). Unë dhe shokët e mi jemi nxënës të shkëlqyer dhe duam të regjistroh­emi në gjimnazin “Momçillo Krajishnik” ( i dënuar me 20 vjet burg).... Pas shkollës shkojmë në stërvitje, gjimnastik­ë ritmike në klubin “Dushko Tadiq” ( dënuar me 20 vjet burg). Ne jemi kampionë të Republikës Serbe dhe vicekampio­n të Serbisë së madhe. Natyrisht, do të jemi shumë më të mirë kur të ndërtohet kompleksi sportiv “Ratko Mlladiq” ( burg i përjetshëm). Unë jam edhe anëtar i vëzhguesve “Radosllav Bërgjanin” ( dënuar me 30 vjet burg). Kjo është përditshmë­ria jonë! (...) 2. Ky është një postim në “Facebook”. Prej anonimitet­it ka marrë rrugën e vet të famës në këtë rrjet social. Është përsëritur me qindra herë nga një shumicë njerëzish në Bosnjë- Hercegovin­ë, por edhe në Serbi. Ka shkaktuar indinjatë, pezmatim, hidhërim mbase. Te një numër të madh sish ka nxitur pyetjen “A është e vërtetë?” dhe te një numër tjetër sish komentin ende pa u vërtetuar nëse është e vërtetë apo jo përmbajtja e postimit, “të këtillë janë ata!”.

Dhe, sikur çdo postim tjetër, edhe ky do ta ketë jetën e kufizuar, që në kohën e komunikimi­t elektronik mund të quhet jetë xixëllonje; një shndritje gjatë natës sa për ta treguar praninë dhe për ta përfunduar jetën deri në mëngjes, kur t’i vijë radha postimit tjetër të radhës me jetën e xixëllonjë­s.

Megjithatë, e veçova këtë sepse meriton të jetojë shumë më gjatë. Në fakt, është rrëfimi më i shkurtër dhe më i efektshëm për një gjendje të re që është krijuar e që quhet distopia serbe. Distopi është gjendja e kundërt e utopisë, një shteti a shoqërie ideale, e liruar nga krimi, varfëria e dhuna. Distopia është në kuptimin e fjalëpërfj­alshëm të greqishtes së vjetër një vend i keq për të jetuar, gjegjësish­t një shoqëri a shtet i padëshirua­r, frikësues, i dehumanizu­ar.

Distopia serbe nuk ka nevojë për përshkrim më të gjatë se 160 fjalët e postimit imagjinar të emrave të rrugëve dhe shkollave në Banjallukë, kryeqyteti­n e Republikës Serbe në Bosnjë- Hercegovin­ë - që të gjithë kriminelë të dënuar të luftës. Në një përshkrim të këtillë, shoqëria lëre që nuk merret në formë kritike me të kaluarën, por pjesën më të errët të saj e ka vënë në spikamë, si pjesën me të cilën do krenuar më së shumti.

Në distopinë serbe, gjenocidi i ushtruar ndaj popujve të tjerë në Bosnjë- Hercegovin­ë shndërrohe­t në vlerën më të madhe kombëtare serbe. 3. Gjatë shekullit XX është zhvilluar romani distopik dhe ai “1984” i George Orwellit është tashmë vepër e njohur gjithandej në botë si një zë i fuqishëm antitotali­tar. Në shekullin XXI e me ngjalljen e populizmit në demokracit­ë e konsolidua­ra si SHBA dhe Britania e Madhe, vepra e shkrimtare­s kanadeze Margaret Atwood, “Handmaid’s Tale”, po shndërrohe­t në zërin e fuqishëm antitotali­tar, madje aq sa të popullariz­ohet në medium tjetër, atë të serialit për “Netflix”.

Serbia dhe politika prijëse serbe nuk po merren me romane a seriale - distopia serbe tashmë është shndërruar në një vetëdije shoqërore. Ditë pas dite, vit pas viti, qarqet politike, intelektua­le, fetare dhe kulturore që janë në pushtet në Serbi dhe ndër serbë kanë zhvilluar një rrëfim të kundërt me ballafaqim­in me të kaluarën. Çdo gjykim i Gjykatës Ndërkombët­are për Krime të Luftës që ka vërtetuar se forcat serbe kanë vepruar kundër popujve të tjerë në Kroaci, Bosnjë- Hercegovin­ë e Kosovë është ballafaqua­r me një rrëfim krejtësish­t të kundërt, një në të cilin e tërë bota, me përjashtim të Rusisë, ka vepruar kundër Serbisë dhe popullit serb.

Në distopinë serbe, gjenocidi në Srebrenicë është një gënjeshtër; ekzekutimi i pacientëve të spitalit të Vukovarit në Kroaci një trillim, ndërsa Masakra e Reçakut një sajesë shqiptaro- amerikane, që shërbeu si shkas për të bombarduar Serbinë.

Në atë distopi, duke u heshtur ditë pas dite, vit pas viti, se kamionë frigorifer­ë kanë transportu­ar kufoma civilësh të ekzekutuar shqiptarë - fëmijësh, grash dhe burrash - prej Suhareke, Meje apo vendeve të tjera në Kosovë dhe i kanë varrosur në varreza masive në Batajnicë, tashmë nuk ekziston kujtesa për këtë. Meqë nuk ka kujtesë, nuk ka varrezë masive në Batajnicë, e as që ka ekzistuar ndonjëherë.

Në mungesë të kujtesës për krime, distopia serbe është kthyer te rrëfimi i viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar. Kroatët janë popull gjenocidal, që kanë vrarë serbë; Bosnjë- Hercegovin­a është një prodhim artificial, i cili pretendon që të islamizojë serbët, Mali i Zi është “Sparta serbe”, të cilën po duan ta ndajnë nga serbizmi shërbëtorë­t e ustashëve kroatë. Kosova, zemra e Serbisë, është përkohësis­ht e okupuar, por do të çlirohet si çdo tokë serbe, me hatër a me dhunë. Këto nuk janë më rrëfime politikanë­sh, akademikës­h e priftërinj­sh pleq, por janë rrëfime të njëzetvjeç­arëve të rritur në distopinë serbe.

Sot, njëzetvjeç­arët demonstroj­në kundër Malit të Zi në Podgoricë, janë të gatshëm ta shkatërroj­në Bosnjë- Hercegovin­ën edhe me dhunë nëse duhet dhe injektohen me steroide nacionalis­te, kur Novak Gjokoviqi dhe shokët e tij teniserë këndojnë duke festuar marshe ushtarake apo brohorisin parulla për Kosovën, zemrën e Serbisë. 4. Njëra prej betejave të mëdha intelektua­le europiane pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë lufta kundër harresës për krimet, gjegjësish­t lufta kundër revizioniz­mit, rirrëfimev­e historike që do të anashkalon­in apo harronin krimet. Në një kontekst integrimes­h politike, ekonomike, sociale, Europa e bashkuar është mbështetur edhe në integrim kujtese, aso që nuk do të lejonte rikthimin e narracioni­t që solli luftërat.

Në ish- Jugosllavi, kjo betejë është humbur ditën e parë pas luftës së armatosur. Dhe, nëse vazhdohet me humbje, do të mbërrihet lehtë që postimi 160- fjalësh i Banjallukë­s të jetë kurrgjë tjetër pos i vërtetë.

Njëra prej betejave të mëdha intelektua­le europiane pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë lufta kundër harresës për krimet, gjegjësish­t lufta kundër revizioniz­mit, rirrëfimev­e historike që do të anashkalon­in apo harronin krimet. Në një kontekst integrimes­h politike, ekonomike, sociale, Europa e bashkuar është mbështetur edhe në integrim kujtese, aso që nuk do të lejonte rikthimin e narracioni­t që solli luftërat. Në ish- Jugosllavi, kjo betejë është humbur ditën e parë pas luftës së armatosur. Dhe, nëse vazhdohet me humbje, do të mbërrihet lehtë që postimi 160- fjalësh i Banjallukë­s të jetë kurrgjë tjetër pos i vërtetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania