Panorama (Albania)

“S’vërtetohet pagesa”, si u mbyll dosja për Bashën

"Nuk ka prova që Nik Muzin ka marrë 500 mijë dollarë nga Partia Demokratik­e dhe 150 mijë dollarë nga Biniada Trade"

- ARDIT HOXHA

Pasi Gjykata e Tiranës rrëzoi dy akuzat ndaj kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Bashës, ish- sekretarit të përgjithsh­ëm, Arben Ristanit, dhe financieri­t, Ilir Dervishit, është zbardhur vendimi i plotë.

Në materialin prej 41 faqesh të vendimit të gjyqtarit Lazer Sallaku bien poshtë të dyja akuzat që rëndonin ndaj tyre për pastrim parash edhe për falsifikim dokumentes­h. Në vendim, thuhet se nuk ekziston fakti penal që provon fajësinë e tyre për të dyja akuzat e ngritura nga Prokuroria. Sipas vendimit të zbardhur ditën e djeshme, nuk është bërë e mundur dot gjetja e lidhjeve mes Partisë Demokratik­e dhe Nik Muzin. Gjykata thotë se nuk u gjendën prova që të faktojnë dhënien e shumës prej 500 mijë dollarë nga PD- ja për Muzin dhe as të një kontrate me "Biniata Trade". "Kjo firmë ka marrë një kontribut me një shumë prej 500 mijë dollarësh përmes një skeme plotësisht në përputhje me ligjin amerikan të shqiptarëv­e të Amerikës, që kanë bërë një ' Found Rising' në SHBA. Nuk ka asnjë aktmarrëve­shje mes Muzin dhe Partisë Demokratik­e. Nuk ka prova që Muzin ka marrë 500 mijë dollarë nga PD- jz dhe 150 mijë dollarë Biniada Trade", thuhet në vendimin e gjyqtarin Lazer Sallaku të Gjykatës së Tiranës. Sipas Gjykatës, nuk ka asnjë provë që të tregojë se paratë të kenë dalë nga Partia Demokratik­e në drejtim të ' Biniata Trade' me qëllim lobimin. Në material, gjithashtu hidhet poshtë çdo lidhje e mundshme me interesat e politikës shqiptare të Nik Muzin dhe kompanisë "Biniata Trade". Gjykata rrëzoi edhe deklarimet e Muzin se ka marrë 500 mijë dollarë nga PD- ja, pasi sipas vendimit të gjyqtarit Sallaku, kjo deklaratë është e paprovuesh­me. Vendimi i gjyqtarit Lazer Sallaku thotë se nuk ka kushte që të provohet fakti penal dhe se për këto arsye vendoset pushimi i çështjes ndaj të tre zyrtarëve të Partisë Demokratik­e, duke përfshirë edhe kreun e saj, Lulzim Bashën. "Në rastin konkret, nuk ekziston ndonjë fakt që të gjenerojë të ardhura të paligjshme, që të kemi më pas pastrim të tyre. Në këto kushte, përderisa provohet se nuk ekziston fakti penal për të cilin akuzohen të pandehurit, atëherë nuk provohet as faj, pasi nuk ekziston si elementi intelektua­l ashtu edhe ai evolutiv, që të ekzistojë faji si element thelbësor i përgjegjës­isë penale. Në lidhje me subjektin e veprës penale, pra subjektin ( aktiv), çmoj se në rastin konkret plotësohet ky element, duke pasur parasysh nenin 12 të Kodit Penal, pasi të pandehurit plotësojnë kushtet finale për të qenë subjekt i figurës së veprës penale ' Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­ve kriminale', parashikua­r nga neni 287 i Kodit Penal, pavarësish­t se në rastin konkret nuk plotësohen tri kushtet e tjera të figurës së veprës penale, objekti, ana objektive dhe ana subjektive. Gjatë gjykimit, nuk provohet konsumimi i objektit, anës objektive dhe anës subjektive të veprës penale të parashikua­r nga neni 287/ ç/ 2 te Kodi Penal, në ngarkim të të pandehurve Arben Ristani, Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi. Për sa më sipër, Gjykata, bazuar në nenin 329/ b, pika "2" të Kodit Penal, nën titullin ' Shqyrtimi i kërkesës', ku parashikoh­et shprehimis­ht se: "3" Kur janë kushtet e parashikua­ra nga paragrafi 1 i nenit 328, Gjykata vendos pushimin e akuzës ose çështjes", si dhe në nenin 328, pika 1, germa b, të Kodit Penal çmon se duhet vendosur pushimi i procedimit penal për veprën penale të parashikua­r nga neni 287/ ç/ 2, në ngarkim të të pandehurve Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi", thuhet në vendim. Gjykata i liroi nga të dyja akuzat Bashën dhe dy zyrtarët e lartë të PDsë tri ditë më parë dhe në dalje nga seanca, avokati i kreut të demokratëv­e, Eduard Halimi, foli për një proces të montuar politikish­t, por që pati sukses. Gjithsesi, përtej këtij vendimi të Gjykatës dhe argumentim­eve të paraqitur në vendimin e zbardhur, Prokuroria ka bërë me dije se do e apelojë atë për ta çuar në shkallën e dytë. Akuza ndaj Bashës për financime të paligjshme për lobim në SHBA me para të dyshuara ruse u artikuluan fillimisht nga sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla. Ky i fundit inicioi gjithashtu edhe një rezolutë në Kuvend kundër ndërhyrjev­e ruse, pasi siç tha, rasti i kreut të PD- së e bën një nismë të domosdoshm­e.

 ??  ??
 ??  ?? RisiAlbani­a is looking for a Contractor to support the Municipali­ty of Kolonja in attracting investment­s and improving the MAPs value chain. Read the ToRs ( https:// www. risialbani­a. al/ call- forproposa­l/? lang= en ), by 31 January 2020, 15: 00 hours.
RisiAlbani­a is looking for a Contractor to support the Municipali­ty of Kolonja in attracting investment­s and improving the MAPs value chain. Read the ToRs ( https:// www. risialbani­a. al/ call- forproposa­l/? lang= en ), by 31 January 2020, 15: 00 hours.
 ??  ?? RisiAlbani­a is inviting tour operators to submit “Call for ideas to promote sustainabl­e tourism in Albania leading to job creation” as requested at the ToRs ( https:// www. risialbani­a. al/ call- for- proposal/ ? lang= en ), by 11th of February 2020, 15: 00 hours.
RisiAlbani­a is inviting tour operators to submit “Call for ideas to promote sustainabl­e tourism in Albania leading to job creation” as requested at the ToRs ( https:// www. risialbani­a. al/ call- for- proposal/ ? lang= en ), by 11th of February 2020, 15: 00 hours.
 ??  ?? RisiAlbani­a is inviting interested companies to submit “Call for proposals that lead to jobs in the Agribusine­ss sector” as requested at the ToRs ( https:// www. risialbani­a. al/ call- for- proposal/ ? lang= en ), by 10th of February 2020, 15: 00 hours.
RisiAlbani­a is inviting interested companies to submit “Call for proposals that lead to jobs in the Agribusine­ss sector” as requested at the ToRs ( https:// www. risialbani­a. al/ call- for- proposal/ ? lang= en ), by 10th of February 2020, 15: 00 hours.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania