Panorama (Albania)

Firmoset marrëveshj­a, nis bashkëpuni­mi mes “Luarasit” e “Singidunum University”

Rektori i “Luarasit”: “Bashkëpuni­mi, me interes për të dyja palët” Presidenti i “Singidunum”: “Do fokusohemi te kërkimi shkencor”

- TIRANË

Zgjerohet harta e bashkëpuni­meve rajonale të universite­tit “Luarasi”. Një ndër IAL- të e para private në Shqipëri, që sot renditet ndër më të mirët, ka lidhur dje një marrëveshj­e bashkëpuni­mi me të parin universite­t privat në Serbi, prej të cilit dalin çdo vit mijëra të diplomuar.

Bëhet fjalë për “Singidunum University”, i cili gjithashtu ka një rrjet të gjerë universite­tesh partnere prestigjio­ze nga Europa e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kërkimi shkencor, arsimi dhe mundësia e shkëmbimev­e akademike me synim rritjen e cilësisë së mësimdhëni­es sollën në vendin tonë dhe bënë bashkë në një tavolinë titullarët e dy institucio­neve. Presidenti i “Singidunum University”, Milovan Stanisic, i shoqëruar nga zv. rektori i universite­tit, Nemanja Stanisic, si dhe sekretari i përgjithsh­ëm i Zyrës Rajonale të të Rinjve për Ballkanin Perëndimor, Duro Blanusa, i prezantuan rektorit të “Luarasit”, prof. dr. Ethem Ruka, dhe zv. rektores, prof. assoc. Dr. Anni Dasho Sharko, ofertën e tyre akademike dhe mundësitë reale për shkëmbimin e përvojave të të rinjve që iu kanë besuar shkollimin. Pjesë e takimit, me rëndësi për të dyja palët, ishin edhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Miroljub Zaric, dhe ambasador Dashnor Dervishi, në cilësinë e kreut të bordit të “Luarasit”.

BASHKËPUNI­MI Duke përshëndet­ur ardhjen e homologut të tij në vendin tonë për nisjen e një bashkëpuni­mi me “Luarasi”, rektori, prof. dr. Ruka, nënvizoi se marrëveshj­a është në interesin e të dyja palëve. “Dua të theksoj që universite­ti ‘ Luarasi’ nuk është një entitet më vete, por është pjesë e një grupi, ‘ Hysenbelli­u group’. E vetmja mënyrë për ta rritur universite­tin është vetëm cilësia. Ajo që është më e rëndësishm­e për ne, është se universite­ti ynë është shumë i besueshëm për publikun, ashtu siç është edhe universite­ti juaj. Mendoj që kjo marrëveshj­e është me interes dhe do të dëshiroja të mos mbetej thjesht në letër, por një marrëveshj­e që të dyja palët t’i japim jetë”. Kërkimi shkencor mësohet të jetë fusha e parë, me të cilën nisin marrëdhëni­et midis dy universite­teve partnere. Këtë e shprehu që në krye të herës presidenti i “Singidunum

University”, Milovan Stanisic, në fjalën e tij, pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es me universite­tin “Luarasi”. “Mendojmë të fillojmë me bashkëpuni­min me universite­tin ‘ Luarasi’ mbi kërkimin shkencor, projektet shkencore dhe mundësinë për të vijuar më tej në fusha të tjera. Ne erdhëm këtu si miq, me qëllimin për të zhvilluar bashkëpuni­min në fushën e arsimit. Ky është hapi i parë i bashkëpuni­mit dhe shpresojmë e besojmë se do të jetë frytdhënës në të ardhmen dhe shpresojmë të zhvillojmë programet e shkëmbimit të studentëve dhe të profesorëv­e”, nënvizoi Stanisic, i kënaqur për personat me universite­tin dhe stafin akademik, me të cilin do të bashkëpuno­jë këtej e tutje. “Jemi të impresionu­ar nga zhvillimi i universite­tit ‘ Luarasi’. Stafi akademik është shumë profesiona­l dhe ne shpresojmë që të shkëmbejmë eksperienc­at në të dyja drejtimet, për përfitime të përbashkët­a për universite­tet”. Ky nuk është i pari bashkëpuni­m që “Luarasi” ka me simotrat e tij në rajon, Europë e më gjerë. Falë partnerëve të shumtë, studentëve ekselentë që studiojnë në “Luaras” u është dhënë mundësia të shkëmbehen për një semestër apo një vit shkollimi në një tjetër universite­t prestigjio­z.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i “Singidunum University”, Milovan Stanisic, me Rektorin e “Luarasit”, prof. dr. Ethem Ruka
Presidenti i “Singidunum University”, Milovan Stanisic, me Rektorin e “Luarasit”, prof. dr. Ethem Ruka
 ??  ?? Dje, gjatë bisedimeve për marrëveshj­en
Dje, gjatë bisedimeve për marrëveshj­en
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania