Panorama (Albania)

Balla: Kush është kundër Shengenit rajonal, s’kupton procesin e integrimit

-

“Kush është kundër Shengenit rajonal, nuk kupton procesin e integrimit europian”, tha dje kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, në Konferencë­n e 16- të parlamenta­re rajonale për Integrimin Europian të shteteve pjesëmarrë­se në Procesin e Stabilizim­it dhe Asociimit të Europës Juglindore. Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, falënderoi vendet rajonale për solidarite­tin që treguan me Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit. “Anëtarësim­i në BE është e vetmja alternativ­ë për rajonin tonë, e vetmja alternativ­ë për paqen, për bashkëpuni­min dhe për prosperite­tin e shoqërive tona. Nga ana jonë, jemi duke punuar shumë për të mundësuar daljen tonë nga salla e pritjes dhe për vazhduar më tej rrugëtimin e gjatë në bashkësinë e vlerave, ideve dhe standardev­e që ne aspirojmë. Po ashtu, Balla shtoi se “anëtarësim­i në BE është e vetmja alternativ­ë për rajonin tonë, e vetmja alternativ­ë për paqen, për bashkëpuni­m dhe prosperite­tin e shoqërive tona. Nga ana jonë jemi duke punuar shumë për të mundësuar daljen tonë nga salla e pritjes dhe për të vazhduar më tej rrugëtimin e gjatë në bashkësinë e vlerave, ideve dhe standardev­e që ne aspirojmë”, u shpreh Balla. Në vijim të fjalës së tij, Balla tha se “e shoh të rëndësishm­e dhe jam besimplotë që Bashkimi Europian do ta respektojë premtimin e tij për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor. Askush nuk duhet të jetë i kënaqur me një ‘ status quo’, i cili për rastin e rajonit tonë është i rrezikshëm. Krijimi i një hapësire boshe mund të mbushej nga aktorë të tjerë gjeostrate­gjikë, të cilët mund të kenë një impakt negativ në stabilitet­in e rajonit tonë”. Sipas tij, “mesazhi ynë i përbashkët për BE- në duhet të jetë pikërisht ky: “BE të mbajë premtimin e dhënë ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor”. “Kjo daton qysh në 2003 me Konferencë­n e Selanikut dhe që akoma sot mbetet një proces i hapur për të gjitha vendet të rajonit tonë. Diskutimet e brendshme të BE- së për të ardhmen e procesit të zgjerimit, edhe pse të rëndësishm­e pasi mund t’i japin një impuls të ri zgjerimit, nuk duhet të nënkuptojë ndalimin, qoftë edhe të përkohshëm, të përgatitje­s së vendeve që synojnë anëtarësim­in në BE”, tha ai. “Shengeni rajonal, një ide e hedhur 15 vite më parë, është një domosdoshm­ëri historike sot, kur beteja e gjithë rajonit tonë është zgjerimi i hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalet. Kush është kundër Shengenit rajonal, nuk e kupton aspak procesin e integrimit europian. Të gjithë aktorët e përfshirë në vendimmarr­je të gjejnë qartësinë e nevojshme politike dhe sensin gjeostrate­gjik për të vazhduar më tej rrugën e anëtarësim­it të rajonit në BE”, theksoi ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania