Panorama (Albania)

Merkel: Shqipëria plotësoi kërkesat që ne i vendosëm

“Ka ardhur koha të çelen negociatat, të dyja vendet të trajtohen bashkë”

-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shprehu mbështetje­n e saj për çeljen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas një takimi me homologun kroat, Andrej Plenkovic.

Në një konferencë shtypi me Kryeminist­rin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, duke folur për samitin e Ballkanit Perëndimor në Zagreb, Angela Merkel tha ndër të tjera se “është shumë e rëndësishm­e që të ketë përparime në çeljen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Kancelarja gjermane u shpreh pro çeljes së negociatav­e me të dy vendet njëherazi, si me Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe me Shqipërinë: “Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e vetingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat”, tha ajo ndër të tjera. Kancelarja kujtoi po ashtu edhe se Maqedonia e Veriut e ka plotësuar kushtin që bllokonte deri tani çeljen e negociatav­e, arritjen e marrëveshj­es me Greqinë për çështjen e emrit. “Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t’i trajtojmë të dyja vendet së bashku, pavarësish­t se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimev­e që do t’u bëhen”, tha Kancelarja gjermane. Merkel tha se pas mosarritje­s së një marrëveshj­eje vitin e kaluar, tani do ta trajtojmë çështjen edhe në samitin e Këshillit të BE- së në Bruksel, qysh në muajin mars. Vëzhgues në Berlin llogarisin se nuk do të ketë marrëveshj­e para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb, pra, në maj të këtij viti. Së fundmi, Presidenti francez, Emmanuel Macron, frenuesi kryesor i zgjerimit të BE- së, kishte dhënë sinjale zhbllokimi të qëndrimit të tij pas një takimi në Paris me Kryeminist­rin kroat, Andrej Plenkoviç, ( 7.01.2020). Plenkoviç e përmendi në Berlin takimin e tij me Macron, por nuk dha detaje. Kroacia dhe më pas Gjermania kanë në dorë kryesinë e radhës së BE- së. Plenkoviç ndodhet në Berlin për të marrë pjesë në panairin e produkteve ushqimore, “Java e Gjelbër”, në edicionin e sivjetshëm të të cilit Kroacia është vend partner. Dy ditë më parë, Komisioner­i për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Olivér Várhelyi, tha se Komisioni Europian po punon që hapja e negociatav­e të bëhet para samitit të Zagrebit të

Këshillit Europian. Várhelyi tha në një konferencë për mediat me Kryeminist­rin Rama, se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë vazhdon të jetë pozitiv. “Raporti i mëparshëm i Komisionit Europian për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm. Pra, ne vazhdojmë ta konsideroj­më Shqipërinë si një shtet, i cili është gati për të çelur negociatat me BE- në dhe ne do të punojmë fort që ky realitet të bëhet i tillë përpara samitit të Zagrebit”, tha Komisioner­i. Olivér Várhelyi tha se po punon me shtetet që ishin kundër hapjes së negociatav­e me Shqipërinë, si Francën dhe Holandën.

 ??  ?? Kancelarja Merkel
Kancelarja Merkel
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania