Panorama (Albania)

Soreca: Ka detyra shtëpie për t’u bërë në rajon

- Ambasadori Soreca

Gjatë fjalës së tij në konferencë­n XVI të Komisionev­e Parlamenta­re, ndër të tjera, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca, deklaroi se vendet e rajonit që presin të anëtarësoh­en në BE kanë ende detyra shtëpie për të bërë. “Këtë javë, presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se nëse samiti i Zagrebit do të jetë i suksesshëm, BE do të bëjë detyrat e saj. Procesi i Zgjerimit do të nisë bazuar në propozimet e komisionit. Por ka detyra shtëpie për t’u bërë në rajon. Ne duhet të punojmë për angazhime dhe qeveritë në rajon duhet të punojnë. Ju si parlamenta­rë keni rol jetik në qeverinë tuaj sa i përket zbatimit të reformave, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar”, u shpreh Soreca. Më tej shtoi se Presidenti i Parlamenti­t Europian vjen në Shqipëri në datat 3- 4 shkurt. “Dialogu nuk është i rëndësishë­m vetëm për vendin, por mes vendeve, qeverive të rajonit. Stabilitet­i nuk mund të arrihet në izolim. Rajoni në nëntor u bashkua pas pasojave të tërmetit në Shqipëri. Solidarite­ti që kemi parë këto javë ka qenë i madh. Ju mund të besoni se BE është në anën tuaj dhe në frymën e dialogut ju uroj një diskutim të suksesshëm”, tha ambasadori i BE- së. Sipas tij, “roli i parlamente­ve nuk mund të nënvlerëso­het. Integrimi në BE kërkon vendosmëri politike. Ju jeni në zemër të këtij procesi, luani rol jetik. Integrimi në BE nuk është qëllim në vetvete. Ju si anëtarë të parlamenti­t keni rol të rëndësishë­m. Nuk është gjithmonë dialogu, por ai është jetik për një progres të suksesshëm, por edhe për procesin e integrimit në BE”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania