Panorama (Albania)

Bardhi: Pas 5 të parëve, kush e ka radhën?

"Shqiptarët e kanë kuptuar se trafikantë­t janë modeli i Ramës"

- Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, ka publikuar në rrjetet sociale një hartë me bashkitë për kryetarët e të cilave PD- ja ka publikuar akuza për lidhje me krimin në muajt e fundit. Në postimin e tij, që e nisë me pyetjen se kush e ka radhën, Bardhi bën përgjegjës direkt për këtë situatë Kryeminist­rin Rama, që sipas tij duhet të japë llogari para qytetarëve. Numri dy i PDsë thekson në reagimin e tij se tashmë shqiptarët e kanë kuptuar se bashkëpuni­mi me krimi është një model qeverisjej­e për Kryeminist­rin Rama. "Kush është i radhës? Edi Rama nuk mund të fshihet pas përgjegjës­isë ligjore personale të 5 kryebashki­akëve ilegjitimë të emëruar prej tij, Valdrin Pjetrit të Shkodrës, Agim Kajmakut të Vorës,

KRYEBASHKI­AKË

të PS- së të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, janë akuzuar nga PD- ja si të lidhur me krimin ose që në të shkuarën kanë bërë kundërvajt­je ligjore, që nuk i kanë deklaruar në formularët e dekriminal­izimit

Mark Babanit të Vaut të Dejës, Qerim Ismailajt të Mallakastr­ës apo Agron Malajt të Matit. Edi Rama ka përgjegjës­inë politike për përzgjedhj­en dhe promovimin e tyre dhe duhet të mbajë përgjegjës­i për kriminaliz­imin e qeverisjes vendore. Ai është arkitekti i promovimit të krimit në politikë dhe ndërtimit të modelit kriminal të bashkëqeve­risjes me krimin e organizuar, që ka demotivuar të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi dhe po i detyron të largohen nga vendi. Edi Rama duhet të japë llogari: Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Shkodër, përzgjodhi dhe kandidoi një trafikant droge? Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vorë, përzgjodhi dhe kandidoi një falsifikat­or? Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vaun e Dejës, përzgjodhi dhe kandidoi një hajdut? Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mallakastë­r, përzgjodhi dhe kandidoi një dhunues? Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mat, përzgjodhi dhe kandidoi një vrasës? Shqiptarët e kanë kuptuar se të bësh karrierë në qeverisjen e Edi Ramës, duhet të jesh i certifikua­r në trafik droge, falsifikim, vjedhje, dhunë apo vrasje! Ky është ekipi dhe modeli qeverisës i Edi Ramës", shkruan Gazment Bardhi në rrjetet sociale.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania