Panorama (Albania)

Liroi ‘ të fortët’, Gjonaj kërkon hetim penal për gjyqtaren

Gazment Bardhi paralajmër­on lirimin e të dënuarit Arben Grori

- BLEONA METUSHI

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, reagoi dje për vendimin e lirimit të Endrit Dokles, duke e konsiderua­r si një vendim skandaloz dhe kërkoi nisjen e procedurav­e të shkarkimit të gjyqtares Enkeleida Hoxha.

Edhe më herët, tha Gjonaj, kemi ngritur shqetësimi­n për gjyqtaren në fjalë, duke rikujtuar edhe vendimin për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Genc Tafili. Gjonaj shtoi se në datën 15 janar i është drejtuar KLGJ- së për pezullimin e gjyqtares. "Si rezultat i shkeljeve të konstatuar­a dhe duke mbajtur parasysh se veprime të tilla, me pasoja të rënda në çështjet e rendit dhe sigurisë në vend, kanë krijuar zemërim të opinionit të gjerë publik, kanë cenuar rëndë paanshmëri­në dhe objektivit­etin në dhënien e drejtësisë, në datën 15 janar: I jam drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e menjëhersh­ëm të gjyqtares nga detyra, si dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra si gjyqtare, me qëllim mostolerim­in e asnjë vendimi të tillë, i cili sfidon haptazi procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe punën e përkushtua­r të institucio­neve të reja në këtë proces jetik për forcimin e shtetit të së drejtës", tha dje Gjonaj.

NDJEKJA PENALE

Në fjalën e saj, ministrja Gjonaj tha se kishte kërkuar hetimin penal të gjyqtares dhe përshpejti­m të procedurav­e të rivlerësim­it në kuadër të vetingut. "Njëkohësis­ht, i kam kërkuar institucio­nit të Prokuroris­ë ushtrimin e ndjekjes penale ndaj gjyqtares, jo vetëm për ndëshkimin e vendimmarr­jeve abuzive, por edhe për parandalim­in e fenomeneve të tilla me pasoja të rënda në besimin e qytetarëve te drejtësia. I jam drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t për ndjekjen me prioritet të përshpejtu­ar të procesit të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtares, por edhe të të gjitha rasteve të tjera të ngjashme, mbi të cilët, në vite rëndojnë akuza të shumta publike për paligjshmë­ri dhe korrupsion", tha ministrja.

AKUZAT

Gjatë ditës së djeshme, sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, reagoi për vendimet e lirimit të personave të dënuar, duke bërë përgjegjës­e qeverinë dhe konsiderua­r si "teatër" mosdijenin­ë e qeverisë se çfarë bëjnë drejtorët e tij apo gjyqtarët. Bardhi ndër të tjera tha se është duke u përgatitur edhe lirimi i një personi tjetër të dënuar me burgim të përjetshëm, ai i Arben Grorit. "Edi Rama dhe Etilda Gjonaj duhet t'u shpjegojnë shqiptarëv­e pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?", tha Bardhi.

 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
 ??  ?? Gjyqtarja Enkeleida Hoxha
Gjyqtarja Enkeleida Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania