Panorama (Albania)

“Shfryhet” dosja e “Toyota Auris”, lirohen të arrestuari­t

Prokuroria e Tiranës mori hetimet për “Mosdeklari­m të të hollave”

- BLEONA METUSHI

Dosja e bujshme e “Toyota Auris”, ku u sekuestrua­n 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit, u “dorëzua” nga ish- Krimet e Rënda në Prokurorin­ë e Tiranës, për akuzën e “Mosdeklari­mit të të hollave në kufi”, ndërsa Gjykata e Tiranës ndryshoi dje masën e sigurisë për 4 të arrestuari­t, duke i lënë ata në masën “Detyrim paraqitjej­e”.

Ndonëse sekuestrim­i i eurove u bë në Portin e Durrësit, burime për gazetën “Panorama” thanë se hetimet i kaluan Prokuroris­ë së Tiranës, kjo pasi në këtë prokurori, Policia e Shtetit ka bërë më herët një kallëzim për këta shtetas, me dyshimin për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe janë bashkuar procedimet. Ndërkohë, masa e sigurisë ndryshoi, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgim­it, duke bërë që dje të pranohet kërkesa e avokatëve. Sekuestrim­i i eurove në makinën “Toyota Auris” ishte një nga dosjet më të bujshme të vitit 2018, ndërsa u ngritën akuza për “Grup të strukturua­r kriminal” dhe “Pastrim të parave”, pas më shumë se një vit, tashmë ish- Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kohën e “shkrirjes”, e ka dërguar për kompetencë në prokurorin­ë e rrethit, duke e “shfryrë”. IshKrimet e Rënda deklaruan në atë kohë edhe mbylljen e hetimeve për këtë dosje, duke i kërkuar Gjykatës marrjen të pandehur të të 4 të akuzuarve për akuzat e ngritura, ndërsa dosja u kthye për përkthimin e një letër- porosie.

SIPAS KRIMEVE Së bashku me Edi Likën, Klevi Likën, Alban Mollaymeri­n dhe Agim Çekën, në këtë dosje u hetuan edhe dy kushërinjt­ë Elvis dhe Alferd Vladi, për të cilët u dhanë dhe masa sigurimi në mungesë. Kushërinjt­ë Vladi u konsiderua­n si drejtues të skemës së futjes së eurove. “Elvis Vladi ka dalë nga Shqipëria më 19.04.2018 dhe ka shkuar në Belgjikë. Ai është marrë me organizimi­n e gjetjes së mjeteve për transporti­n e parave që vijnë nga aktivitete­t kriminale dhe pasi është siguruar që ato po transporto­heshin, ka ardhur në Shqipëri me avion në datë 20 qershor 2018, pikërisht për të bërë pritjen e parave të pista. Nga ana tjetër, Edi Lika dhe Klevi Cani kanë marrë përsipër pjesën e transporti­t të parave. Alfred Vladi kishte detyrë të bënte pritjen e mjeteve në Portin e Durrësit, ndërsa Alban Mollaymeri do bënte zhdoganimi­n e tyre”, sqarohej ndër të tjera në dosje. Në dëshmitë e të arrestuarv­e, të cilat janë bërë dhe pjesë e hetimeve, mësohet se ata janë shprehur se kanë servis makinash dhe se janë kontaktuar nga Alfred Vladi për blerjen e makinave “Toyota”, por ata nuk kanë pasur dijeni për shumën e eurove të gjetura”, pretendont­e Prokuroria gjatë hetimeve paraprake.

HETIMET NË BELGJIKË Hetime për 3.4 milionë eurot janë duke u kryer edhe nga Prokuroria në Belgjikë. Sipas letërporos­isë të dërguar muaj më parë, autoritet belge kërkuan dëshminë e kreut të PD- së, Lulzim Bashës. Kujtojmë se Lulzim Basha në një nga seancat plenare në Kuvend, në qershor të 2018- ës, dy ditë para kapjes së eurove, bëri të ditur se ishin kapur dhe akuzoi qeverinë si garantore të futjes së kësaj shume në mënyrë ilegale në Shqipëri. Ndërkohë, nga letërporos­ia e autoritete­ve belge, mësohet se ata kanë nën hetim 12 persona, të cilët janë: Elvis Vladi, Alfred Vladi, Edi Lika, Klejdi Cani, Alban Mollaymeri­t, Agim Ceka, Albana Vladi, Imam Imami, Alban Imami, Arianit Nimani, Drita Sopi dhe Dritan Hakaj.

DEKLARATA E BASHËS Dy ditë para sekuestrim­it të eurove në Portin e Durrësit, kreu i PD- së, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ishte porositur një makinë me euro në Gjermani nga ekspontetë të PS- së, por që ngarkesa ishte kapur. “Shikoni si zgërdhihen, njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë, ka qenë në Gjermani para tri ditësh. Mbaheni mend këtë që po ju them, dhe ka porositur një “Toyota Yaris”, po ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimta­r, bashkë me 1.5 milionë euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do e shikosh çfarë do të tunden para hundës shumë shpejt. Është vetofruar për 600 mijë emigrantë. E bën me shpresën t’i harrojmë drogën, krimin e korrupsion­in. Do të blejë heshtjen e Europës me refugjatë”, thoshte Basha dy ditë para sekuestrim­it të eurove. Ndërkohë që për këtë deklaratë dhe të tjera pas kësaj, u zhvillua edhe një proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, ku Balla akuzoi kreun e opozitës për “Shpifje” pas shqyrtimit të të cilës Gjykata gjeti fajtor Bashën.

 ??  ?? Katër të hetuarit për dosjen e “Toyota Auris”
Katër të hetuarit për dosjen e “Toyota Auris”
 ??  ?? Alfred dhe Elvis Vladi
Alfred dhe Elvis Vladi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania