Panorama (Albania)

Gjykata dëgjon për 7 orë të arrestuari­t për tërmetin

-

Gjykata e Tiranës zhvilloi dje seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për 31 të arrestuari­t pas hetimeve që u zhvilluan për pasojat e tërmetit. Seanca nisi në orën 12: 00 dhe pas përfundimi­t të të dyja palëve, gjyqtarja u tërhoq për të dhënë vendimin gjatë ditës së sotme. Ndërkohë që akuza pretendon se të arrestuari­t kanë konsumuar veprat penale të “Falsifikim­it të dokumentev­e” dhe “Shpërdorim detyre”, ndërsa gjatë ditës së djeshme u kërkua “Arrest në burg” për disa prej të akuzuarve. Nga ana tjetër, një nga pretendime­t e ngritura në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura nga avokatët gjatë mbrojtjes ishte edhe parashkrim­et e veprave penale, edhe nëse do të ishin kryer. Duke iu referuar fjalës së prokurorit të çështjes Erjon Ymeri, shkeljet e konstatuar­a janë ndarë në dy kategori, shkelje të funksionar­ëve dhe ish- funksionar­ëve dhe të drejtuesve ligjorë e teknikë të objekteve të dëmtuara dhe të shpallura të pabanueshm­e. Sipas Prokuroris­ë, nga hetimi është gjetur se në dosjet për të cilat janë dhënë lejet, ka pasur “mungesë të theksuar në dokumentac­ion”. Nga studimi sizmologji­k, i detyrueshë­m për pallate banimi mbi 7 kate, e deri te aktet për qëndrueshm­ërinë e pallateve të ndërtuara. Ndërkohë, nga drejtuesit teknikë e ligjorë të ndërtesave është konstatuar se ka mungesa në dokumentac­ion sa i takon aktit të kolaudimit; në disa prej pallateve nuk është gjendur. Ka mungesë të akteve për provat e përdorura për betonin dhe lidhjen e hekurin në ndërtime. “Shkeljet të cilat dyshohet se kanë kryer personat funksionar­ë publikë të ish- komunave kanë të bëjnë me faktin se kanë miratuar leje ndërtimi në kundërshti­m me ligjin dhe me mangësi të theksuara në dokumentac­ionin e nevojshëm për miratimin e lejes. Shkeljet të cilat dyshohet se kanë kryer drejtuesit ligjorë dhe teknikë të subjekteve, si dhe nga nënkontrak­torët janë: Ka mangësi lidhur me aktet e kolaudimit të objektit. Në disa dosje të këtyre objekteve, nuk gjendet ky akt. Gjithashtu, në dosjen e këtyre objekteve ka mangësi në shumë akte”, pretendon Prokuroria.

 ??  ?? Të arresturit për tërmetin, dje në Gjykatë
Të arresturit për tërmetin, dje në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania