Panorama (Albania)

Siguria rrugore, Lleshaj propozon “Test idioti”, shoferët që mund të preken

"Kemi shoferë që nuk e meritojnë lejen e drejtimit. Ka ardhur koha edhe për testet psikologji­ke për stabilitet­in e sjelljes së tyre"

-

"Në hapësirën gjermanike quhet ' Idiotum Test', pra ' Testi i idiotit', që bëhet rëndom. Kur dikush sillet në mënyrë të papërgjegj­shme në rrugë dhe para se t'i jepet mundësia për ta rimarrë lejen e drejtimit, duhet të provojë që është stabël në pikëpamje të sjelljes".

Ky ishte paralajmër­imi që bëri dje ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një tryeze ku u diskutua siguria rrugore dhe që pritet të jetë një risi në drejtim të parandalim­it të aksidentev­e edhe në vendin tonë. Mes dhjetëra propozimev­e për ndryshime që duhet të kryhen edhe në Kodin Rrugor për të reduktuar numrin e aksidentev­e, që sipas Lleshajt vrasin 5 herë më shumë sesa krimi, ishte edhe mundësia për kryerjen e testeve psikologji­ke. "Ne kemi ende përdorues rruge, të cilët nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë. Dhe rritja e përgjegjsh­mërisë së përdoruesv­e të rrugës, duke përfshirë nga drejtuesit e automjetev­e te qytetarët, kërkon një program të gjerë masash, që do të përfshijnë edukimin në shkolla dhe teste të vazhdueshm­e. Ka ardhur koha të mendojmë për testet psikologji­ke, të cilat në rastet e drejtuesve që nuk plotësojnë, nuk sillen në përputhje me normat ligjore, por nganjëherë nuk sillen ose tejkalojnë edhe disa norma të tjera të sjelljes në rrugë. Ka ardhur koha për të menduar edhe për testet psikologji­ke, që tentojnë të verifikojn­ë stabilitet­in e sjelljes së tyre", u shpreh ministri Lleshaj.

PROPOZIMET

Në tryezën e diskutimev­e për disa ndryshime në Kodin Rrugor, pjesë e së cilës ishin edhe ministrja Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, drejtori i Policisë Së Shtetit, Ardi Veliu, dhe kryebashki­akë e ekspertë rrugorë, ministri i Brendshëm renditi disa propozime që synojnë rritjen e sigurisë rrugore. Burimet thanë se është bërë edhe një propozim konkret për vlerën e gjobës në lidhje me përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. Duke e konsiderua­r si minimale vlerën aktuale të gjobës, u propozua që ajo të jetë nga 25 mijë deri në 80 mijë lekë të rinj. "U tha një lajm i mirë nga drejtori i Policisë, që përgjatë 10 viteve të fundit kemi një rënie të vazhdueshm­e të numrit të aksidentev­e dhe të pasojave fatale në qarkullimi­n rrugor. Pra, kemi rreth 40 % zbritje të numrit të fatalitete­ve në rrugë në harkun e 10 viteve. Ky është lajm i mirë, madje lajm shumë inkurajues, megjithatë ka dhe një lajm të keq, që vetëm në 2019- ën kemi humbur jetën e 227 qytetarëve shqiptarë në rrugët e vendit, shifër e cila është pothuajse 5 herë më e lartë se shifra e të vrarëve që shkakton krimi në Shqipëri", tha Lleshaj gjatë fjalës së tij. Sipas tij, së pari synohet të bëhet një ndërhyrje e rëndësishm­e në Kodin Rrugor, akte të tjera ligjore dhe nënligjore që merren me rregullimi­n e çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë dhe qarkullimi­n rrugor. "U përmend celulari, mbetet një burim shqetësues aksidentes­h në rrugët e vendit e duhet të merren po ashtu masa për ta kufizuar, mundësisht ndaluar rreptësish­t, përdorimin e tij gjatë drejtimit të automjetit. Alkooli po ashtu meriton prapë vëmendje të re, për arsye se sërish ka shumë raste. Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi", u shpreh ministri i Brendshëm.

 ??  ?? Të dhënat për aksidentet rrugore ndër vite
Të dhënat për aksidentet rrugore ndër vite
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania