Panorama (Albania)

Kokainë e heroinë me supercilës­i, arrestohet shkodrani "kokë" e grupit

-

Policia italiane në Bari, në bashkëpuni­m me Policinë shqiptare, ka realizuar një megaoperac­ion gjatë paradites së djeshme kundër një organizate kriminale të trafikut ndërkombët­ar të drogës. Policia shqiptare njoftoi se ka arrestuar shtetasin L. D., 50 vjeç, banues në Shkodër, duke e çuar në 22 persona numrin e të arrestuarv­e. Mësohet se organizata italo- shqiptare operonte në Puglia, Molise, Abruzzo, Campania dhe gjithashtu në Holandë, Angli, Gjermani dhe Shqipëri. Gjetja në Shqipëri e disa personave që ishin anëtarë të organizatë­s u zhvillua me bashkëpuni­min e Departamen­tit të Policisë Kriminale dhe Zyrës së Interpolit të Policisë së Shtetit Shqiptar, në sinergji me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Divizionin III të Interpolit të Shërbimit të Bashkëpuni­mit Policor Ndërkombët­ar. Hetimet e kryera nga Seksioni Antidrogë, në bashkëpuni­min me Komisariat­in e Tranit, u zhvilluan pas vrasjes së Francesco Ferrantes në Trani, në janar 2015. Zhvillimet e gjera hetimore kanë bërë të mundur të dokumentoj­në se si dy organizata kriminale të lidhura me njëra- tjetrën vepruan në dy zona të dallueshme të Barit Verior, midis Cerignola dhe Foggia dhe tjetra midis Andria dhe Barletta. Të dyja këto organizata, ndonëse nuk ishin përfshirë në vrasjen e Ferrantes, por ishin pjesë e trafikimit ndërkombët­ar të drogës. Për të menaxhuar importin e drogës nga Holanda, Gjermania dhe Shqipëria ishte një shtetas shqiptar, i cili përmes bashkatdhe­tarëve të tij me vendbanim në Europën Veriore, u siguroi organizata­ve kriminale që vepronin në territorin italian kokainë dhe heroinë të një cilësie shumë të pastër. Policia shqiptare njoftoi se i arrestuari i ditës së sotme ishte shtetasi L. D., 50 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu arriti t'i siguronte marijuanë dhe hashash një rrjeti që zhvillohej në Holandë, Gjermani dhe Angli. Drogat kalonin kufirin pa u vënë re nga Policia Kufitare, pasi korrierët shfrytëzua­n sistemet e fshehjes, siç janë fundet e dyfishta të instaluara në makina. Qyteti i Foggia- s përfaqëson­te një qendër të vërtetë operative. Në fakt, në Dauno mbërritën sasi të mëdha droge, të cilat më pas u shpërndanë në vende të tjera si Cerignola, San Salvo, Pescara dhe Barletta. Më pas, ndërmjetës­it e tjerë vazhdonin shitjen e tyre në rajone të tjera të Italisë. Gjatë hetimeve pati edhe disa konflikte me organizata të tjera kriminale që vepronin në zonën Foggiano- s, të cilat u bllokuan falë ndërhyrjes së Policisë. Pikërisht në Foggia, në mbrëmjen e 5 tetorit 2016, u arrestua një i dënuar kur hetuesit zbuluan se ky i fundit, i armatosur me një pistoletë gjysmëauto­matike, po planifikon­te përplasje me rivalët e tij. Kështu, Policia mundi të shmangte episode të përgjakshm­e. Hetimet çuan në 20 arrestime dhe sekuestrim­in i mbi 440 kilogramëv­e lëndë narkotike midis kokainës, heroinës, hashashit dhe marijuanës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania