Dy të maskuar dhunojnë e marrin peng 48- vjeçarin

Policia identifiko­n vetëm pengun, asnjë gjurmë për vendndodhj­en

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Një 48- vjeçar nga Puka, banues në zonën e Bathores, vazhdon të mbahet peng që prej paradites së djeshme, kur u fut me forcë në një makinë nga dy persona të maskuar.

Fillimisht, ai u dhunua fizikisht e më pas dy autorët e morën peng, duke u larguar me shpejtësi me një automjet dhe pas lanë vetëm disa njolla gjaku në asfalt. Ngjarja ndodhi në orën 11: 44, në rrugën "London", në Kamzë të Tiranës. Policia është lajmëruar nga dëshmitarë­t për ngjarjen e ndodhur dhe shërbimet kanë shkuar me shpejtësi në vendin ku kishte ndodhur konflikti e më pas edhe pengmarrja. Dëshmitarë­t u kanë treguar shërbimeve të

Policisë se dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë e janë larguar. Burimet thanë se është bërë këqyrja e kamerave të sigurisë së një biznesi pranë vendit të ngjarjes, por përmes tyre e më pas edhe familjarëv­e është arritur të identifiko­het vetëm i dëmtuari. Të njëjtat burime thanë se personi që dyshohet të jetë marrë peng, është shtetasi Jan Prenga, 48 vjeç, por nuk dihet asgjë rreth autorëve të kësaj ngjarje. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje të një makine, e identifiku­ar nga kamerat e sigurisë, por të paktën deri në orët e mbrëmjes nuk është zbuluar asgjë rreth vendndodhj­es së autorëve apo vendit se ku mbahet pengu, që më pas të veprohet me lirimin e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.