Policia: Ngjarja, pas një konflikti të çastit

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Në një njoftim paraprak që shpërndau paraditen e djeshme, Policia e Tiranës tha se pengmarrja mund të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorëve dhe të dëmtuarit. "Rreth orës 11: 44, në rrugën ' London', Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifi­kuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe është vënë në ndjekje të automjetit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarj­a. Në vendngjarj­e, shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit, që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat, me të cilët u konfliktua. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", tha në një njoftim paraprak Policia e Tiranës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.