Panorama (Albania)

Blic antidroge, arrestohet vëllai i një shefi Policie

Operacioni në 4 qytete, sekuestroh­en 60 kg hashash "çokollatë"

- TIRANE

Policia e Shtetit ka nisur një operacion blic antidroge mesditën e djeshme, që u shtri në 4 qytete, duke vënë në pranga 6 persona, të paktën deri në orët e mbrëmjes.

Operacioni ku marrin pjesë forcat e Antidrogës dhe ato Operaciona­le, nisi fillimisht në Tiranë, duke u zhvendosur më pas në Durrës, Fier e deri në Gjirokastë­r. Burime të rezervuara nga Policia, thanë se në pranga kanë rënë disa persona për trafik të lëndëve narkotike. Sipas informacio­neve konfidenci­ale mësohet se një prej të arrestuarv­e është edhe vëllai i një prej shefave të Policisë. Po ashtu, mësohet se janë sekuestrua­r 60 kilogramë drogë, hashash në formë "çokollate". Të arrestuari­t në Tiranë janë shtetasit me iniciale: Sh. M., E. R., D. M. dhe Pajtim Aga, i cili mësohet se është vëllai i një shefi Policie, emri i të cilit doli pak kohë më parë në përgjimet e gazetës gjermane "BILD". Gjatë të njëjtit operacion, janë arrestuar edhe dy persona në Gjirokastë­r. Burimet thanë se gjatë një kontrolli nga forcat e posaçme operaciona­le, në lagjen "Varosh", në Gjirokastë­r, janë arrestuar Marsida P. dhe bashkëjetu­esi i saj Fatjon D., të cilëve u janë gjetur 7 pako lëndë narkotike, e dyshuar kanabis, në formë "çokollate". Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë operacion, por mësohet se grupi ka qenë prej kohësh në hetim. Burimet thanë se aksioni i nisur mesditën e djeshme ka vazhduar edhe gjatë natës, ndërsa do të shtrihet edhe në qytete të tjera. Nga ana tjetër, mëngjesin e djeshëm, në Pikën Kufitare të Qafë- Botës, u sekuestrua një sasi prej rreth 50 kg kanabis, që do të trafikohej drejt Greqisë. Burime nga Policia thanë se rreth orës 08: 50 është paraqitur në sportelin në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar QafëBotë, shtetasi Arsen Hoxhaj, 40 vjeç, lindur në Cakran dhe banues në Sarandë. Ai ka qenë duke udhëtuar drejt Greqisë me automjetin tip "Mitsubishi Jeep", me targa AA 031 VJ, mjet që ishte në pronësi të bashkëshor­tes së tij, V. Hoxha. Burimet thanë se automjeti u kalua në vijën e dytë dhe nga kontrolli rezultoi se kishte lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, me peshë rreth 50 kg. Menjëherë u njoftuan shërbimet e Komisariat­it të Policisë Sarandë dhe u krye arrestimi në flagrancë i 40vjeçarit, me akuzën e "Trafikimit të lëndëve narkotike", mbetur në tentativë. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Qafë- Botë
Droga e sekuestrua­r në Qafë- Botë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania