Panorama (Albania)

Zjarr në kasolle, humb jetën 2- vjeçari në Kurbin

I mituri u gjet i djegur pasi zjarrfikës­it shuan flakët

-

KURBIN - Një fëmijë dy vjeç humbi tragjikish­t jetën dje, pasi kasollja ku po qëndronte u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 15: 00 në fshatin Saxhak të Kurbinit. Fëmija i familjes Çoku ishte larguar nga nëna e tij, e cila në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë bashkë me vajzën e vogël dhe nuk kishte dijeni që i vogli 2- vjeçar ndodhej në kasollen ngjitur me shtëpinë në momentin e rënies së zjarrit. Sapo ka konstatuar flakët, e zonja e shtëpisë ka njoftuar zjarrfikës­it dhe kanë qenë këto të fundit, që kur kanë ndërhyre për shuarjen e flakëve kanë parë trupin e pajetë të 2- vjeçarit, i cili mësohet se ka gjetur vdekjen nga asfiksia e më pas edhe është djegur. Të afërm të familjes Çoku tregojnë si ra zjarri në kasolle, duke shtuar së kjo familje prej 10- anëtarësh jeton në vështirësi ekonomike dhe e vetmja e ardhur për ta ishte mbledhja skrapit nga kryefamilj­ari Haki Çoku. "Unë jam komshiu dhe e kam njeri timin të zotin e shtëpisë. Kam ardhur më vonë dhe kam parë zjarrfikës­en dhe pasi është fikur zjarri është gjetur kufoma e djegur. Zjarri ka rënë nga tubat e sobës me dru. Fëmija ishte i vetëm dhe familjarët e tjerë nuk kishin dijeni se ku kishte shkuar. Nëna bashkë me vajzën e vogël ishin brenda, pasi babai dhe fëmijët e tjerë në ato momente nuk ishin në banesë. Jetojnë në kushte të vështira, pasi edhe banesën këtu e kanë me qira. Punon vetëm i zoti i shtëpisë. Mblidhnin hekura, kanaçe, për të siguruar bukën e gojës. Në kasollen ku ra zjarri, kishin pula dhe lepuj", tregoi dje Ismail Lica, i afërm i familjes. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një sobë me dru, të cilën familja 10- anëtarëshe e Haki Çokut e kishte vendosur në kasollen e pulave. Duke qenë se kasollja ishte me konstrukt prej dërrase, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, duke i marrë jetën 2- vjeçarit, i cili për shkak të moshës nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodhte dhe ka qëndruar brenda. Në vendin e ngjarjes ishte edhe kryebashki­akja e Kurbinit, Majlinda Cara, e cila ka premtuar mbështetje për këtë familje që jeton në kushte të vështira ekonomike dha pa të ardhura. Sipas burimeve, Haki Çoku ishte zhvendosur prej disa vitesh nga fshatrat e Dibrës dhe së bashku me familjen jetonin në një banesë me qira në Sanxhak të Kurbinit. E vetmja e ardhur për këtë familje ishte puna që bënte kryefamilj­ari me dy prej fëmijëve, duke mbledhur materiale të ndryshme, që i shisnin për skrap për të siguruar jetesën.

 ??  ?? Kasollja e djegur në Sanxhak, ku humbi jetën 2- vjeçari
Kasollja e djegur në Sanxhak, ku humbi jetën 2- vjeçari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania