Panorama (Albania)

Aplikimet për pension, lehtësohen procedurat

Kryeminist­ri Rama: Do mbarojnë radhët e gjata

-

Prej fillimit të këtij muaji, aplikimet për pension mund të bëhen përmes portalit e- albania në internet. Jo vetëm kaq, janë mbi 20 shërbime që mund të merren pa u dashur të shkohet deri në zyrat e ISSH- së dhe mbi 100 dokumente që s'do të duhet më të dorëzohen nga qytetarët, pasi do të jetë vetë institucio­ni që do të mund t'i sigurojë. Kryeminist­ri Edi Rama, së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe drejtorin e ISSH- së, Astrit Hado, ishte sot në zyrat e ISSH- së në kryeqytet, ku sportelet unike ofrojnë asistencën e nevojshme për qytetarët, të cilët kanë nevojë të familjariz­ohen me mënyrën e re të aplikimit online. Shqetësimi­t të pensionist­ëve nëse do të mund të marrin në kohë përgjigje, Kryeminist­ri Rama iu përgjigj se do të respektohe­n afatet ligjore. Pra, përgjigjja për çdo kërkesë apo shërbim të kërkuar, do të bëhet brenda afatit të përcaktuar në ligj. "Këto radhët e gjata që jeni mësuar do mbarojnë. Këtu, ne po ju asistojmë që ta shikoni si bëhet. Këto që deri dje shkonit i merrnit zyrë më zyrë, nuk do t'i merrni më ju, i marrim ne për ju, pra, punonjësit e shtetit do të bëjnë dosjet tuaja. Ju thjesht nga shtëpia me nipin, me mbesën, me komshiun, maksimumi te posta, në qoftë se nuk keni dikë dhe merrni përgjigjen. Të gjithë punën që ju keni bërë deri tani, ik këtej e andej, mbaj radhën, do ta bëjnë punonjësit që janë aty dhe ju do rrini vetëm në pritje. Në shtëpi, përgjigjja do t'u vijë sipas afatit ligjor. Janë të gjitha në kompjuter dhe nga shtëpia, pasi aplikon do të mund ta ndjekësh deri kur e ke dhe në momentin që vjen data për ta marrë, do ta marrësh", tha Rama. Krahas aplikimit për pension, ndër shërbimet që do të ofrohen online do të jenë edhe kërkesa për rishqyrtim­in e pensionit.

 ??  ?? Rama, në zyrat e ISSH- së
Rama, në zyrat e ISSH- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania