Panorama (Albania)

Sejko: Të angazhuar për ruajtjen e stabilitet­it financiar të vendit

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka shprehur angazhimin për ndjekjen e një politike monetare lehtësuese në përmbushje­n e misionit të ruajtjes së qëndrueshm­ërisë së çmimeve të konsumit dhe stabilitet­it financiar të vendit. Gjatë një takimi me ambasadori­n e Norvegjisë në Shqipëri, Jens Erik Grøndahl, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, Sejko u ndal në zhvillimet financiare në vend, duke vënë në dukje se sistemi bankar shqiptar është likuid, i kapitalizu­ar dhe me tregues të mirë rentabilit­eti. Duke u ndalur tek ecuria ekonomike e vendit, Guvernator­i Sejko theksoi se rritja ekonomike ka vijuar trendin pozitiv. Ndërkohë që ambienti i jashtëm makroekono­mik mbetet sfidues, autoriteti monetar dhe institucio­net e tjera në vend do të japin të gjithë kontributi­n e duhur për të mbështetur ruajtjen e parametrav­e makroekono­mikë. "Banka e Shqipërisë ka ndjekur dhe do të vazhdojë të ndjekë edhe në periudhën në vijim një politikë monetare lehtësuese", tha Sejko. Nga ana e tij, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë shprehu vlerësimet e tij për kontributi­n e rëndësishë­m që Banka e Shqipërisë jep në ruajtjen e stabilitet­it makroekono­mik të vendit. Jens Erik Grøndahl theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave ekonomike e strukturor­e dhe vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria vitet e fundit në këtë drejtim. Zbatimi i mëtejshëm i reformave në përputhje me standardet europiane do të ndikojë pozitivish­t në hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian, si dhe në krijimin e një ambienti tërheqës për investitor­ët e huaj. Në fund të takimit, Guvernator­i Sejko vlerësoi rëndësinë e investimev­e norvegjeze të deritanish­me në Shqipëri në drejtim të punësimit dhe rritjes ekonomike duke shprehur angazhimin e përbashkët për rritjen e mëtejshme të bashkëpuni­mit ekonomik midis dy vendeve, si dhe në rritjen e investimev­e të huaja në Shqipëri, në sektorë si ai i turizmit, bujqësisë, minierave etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania