Panorama (Albania)

Liberta Spahiu vulos lidhjen serioze me Flor Mumajesin, feston 35- vjetorin në krah të muzikantit

-

Moderatorj­a e njohur e “Prive”, Liberta Spahiu, festoi pak ditë më parë ditëlindje­n e 35- të në krah të muzikantit të njohur e shumë të suksesshëm, Flori Mumajesi. Në ditën e saj të veçantë të jetës, ajo mori shumë urime dhe dhurata nga miqtë, kolegët dhe të afërmit, të cilët i mblodhi në një festë përrallore. Liberta festoi kështu në Prishtinë me rrethin e miqve më të ngushtë, në një mbrëmje ku nuk e kurseu një “kërcim dashurie” me Florin, për të cilin këto vitet e fundit pëflitet se është duke jetuar një lidhje dashurie që nisi në fshehtësi, arriti me një unazë nga Flori, u pasua me një ndarje dhe po vuloset me këtë festë ditëlindje­je. Me pamjen e kuruar deri në detaje, me një fustan të shkurtër në ngjyrë rozë të ëmbël dhe me një model të veçantë flokësh, në albumin e fotove me njerëzit më të dashur, Liberta postoi në “Instagram” dy foto ku shihej shumë pranë Florit. Për sa i përket festës, i gjithë vendi ishte arreduar me zbukurime festive, ku nuk mungonin lulet, torta dhe qirinjtë, ndërsa të ftuarit kishin të gjithë maska me fytyrën e Libertës. Ditëlindja e moderatore­s ishte rasti i dytë pas programit festiv të fundvitit, kur Flori u shfaq pranë saj. Ndërkohë, vëmendja e lidhjes së tij me Libertën u rikhtye kur ai publikoi një këngë me Arilena Arën, së cilës i drejtohej me vargjet “Një si ti unë doja, doja ta kem n’jetë…”. Këngëtari dhe kantautori i njohur pas këngës “Thjesht të du”, për të cilën Liberta Spahiu tha publikisht se po priste këtë këngë që të martohej, rindezi dhe një herë lidhjen e tyre të mbetur pezull. Kujtojmë që gjatë një koncerti para dy vitesh në Prishtinë ku performoi me djemtë e “Threedots”, Flori në mes të koncertit i bëri dedikimin special Libertës. Ai iu drejtua publikisht me fjalët: “Jam me fat që të kam pranë”, duke e bërë moderatore­n të emocionohe­j në prani të miqve. Momenti në fjalë ishte filmuar nga miku i tyre, moderatori Alaudin Hamiti, i cili e postoi menjeherë në “InstaStory”, për ta fshirë vetëm pak minuta më pas. E pasi ai i bëri këtë dedikim Libertës për ditëlindje, ajo pranoi t’u përgjigjej pyetjeve për të, duke qenë se kishte pranuar dhe një unazë nga Flori. E pyetur se kush është

Flori në jetën e saj, ajo u përgjigj: “Eshtë një gjeni për atë që bën”. Ndërsa pyetjes tjetër nëse mund të jetë ajo një nuse në Tiranë, iu përgjigj: “Po, pse jo”. Ata u përfolën për lidhjen dy vjet më parë, që kur Liberta u fotografua pranë Florit dhe djemve “Threedots”. Pas kësaj marrëdhëni­eje, Flori u zhvendos në Prishtinë për të mos pasur lidhje në distancë. Më pas u fol për një ndarje, e cila u tejkalua duke u shfaqur të ribashkuar.

FLORI DHE LIBERTA, SI NISI HISTORIA ME MODERATORE­N QË NXJERR SEKRETET E VIP- AVE Deri tani kemi ditur se Liberta Spahiu ishte një nga mikeshat e ngushta të Elvana Gjatës, ish- partneres në muzikë dhe jetë sentimenta­le të kantautori­t Flori Mumajesi. Dhe vetëm pak muaj pas ndarjes së Florit nga Elvana, ngjarjet ndryshuan komplet rrjedhë.

Moderatore­n interesant­e të emisionit “Prive” në “Klan Kosova” e pamë pranë muzikantit më të përfolur këto vite, Mumajesit. Para më shumë se dy vitesh, Libertën e pamë në rrethin e ngushtë të miqve të Elvanës, pikërisht në darkën që ajo organizoi për mikeshat e saj në inaugurimi­n e biznesit “Altar”. Në atë mbrëmje, Elvana tregoi dhe një histori për Florin, duke e konsiderua­r si ishbashkëp­unëtor. Edhe pse nuk ia përmendi emrin, të gjithë të pranishmit e kuptuan për kë bëhej fjalë. E në pak kohë, Liberta kaloi në kahun tjetër, duke u afruar me muzikantin Mumajesi, histori që u zbulua nga mediat e Kosovës. Liberta, e njohur për karakterin e vajzës së fortë dhe me personalit­et të veçantë, ia ndryshoi jetën Florit duke e tërhequr pas vetes, aq sa e bëri të linte Tiranën. Nga kërkimet në “Instagram”, portalet gjetën një fotografi që ndoshta zyrtarizon­te marrëdhëni­en e tyre që në fillimet e njohjes. Në foton ku shfaqeshin disa nga miqtë dhe bashkëpunë­torët më të ngushtë të Florit, siç janë Klajdi Haruni dhe Bruno, u pa bashkë me ta e vetmja vajzë e grupit, pikërisht Liberta Spahiu, e ulur në krah të Florit.

Më pas u fol se pati një krisje mes tyre, për t’u rikthyer sërish në ditën më të veçantë të Libertës. Nëse mes tyre do ketë zyrtarizim, e presim lajmin nga vetë çifti.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania