Panorama (Albania)

Vladimir Prifti tregon Xhevdet Ferrin: Te ‘ Dasma e Sakos’, e pamë në gjendje lotësh

Regjisori Esat Musliu: Skena e vështirë te “Hije që mbeten pas” me Xhodën në rolin e Agronit dhe Matilda Makoçin

- ANILA DEDAJ

“Duhet bërë, duhet dhënë, që të pritet diçka mbrapsht”, thoshte Xhoda në një nga daljet e rralla mediatike..., teksa fliste për mirënjohje­n e publikut.

Dhe ja, një ditë pas mungesës së tij fizike, rrugica në Hoxha Tasin që të çon te vila e kuqe e aktorit duket kaq e ngushtë... Edhe pse ceremonia e përcjellje­s së aktorit qe zgjedhur të bëhej familjare... miq, kolegë e dashamirës qenë aty të pranishëm. E kanë të vështirë t’i thonë lamtumirë Xhevdet Ferrit, gjurma e fisnikëris­ë që ai ka lënë në memorien e tyre, në një ditë si kjo shkakton dhimbje. Dhimbje për humbjen e një personalit­eti të kinemasë, të fjalës, të jetës artistike. Dhimbje për goditjen e pabesë të fatit, që i ndërpreu jetën pa i mbushur të 60- at, pa gëzuar gjatë të qenit gjysh, e duke lënë një boshllëk të pazëvendës­ueshëm te familjarët.

Sëmundja e rëndë që i kishte kapluar trupin, nuk ua kishte kursyer miqve frikën për humbjen e tij e megjithatë shpresa që të ishte sa më gjatë mes tyre, mbetej. Në këtë ditë zie, miqtë sjellin Ferrin përmes kujtimeve që kanë ndarë me të, në film dhe përtej tij.

Regjisori Vladimir Prifti, i prekur nga humbja e kineastit, tregon bashkëpuni­min me të, në tre nga filmat e tij. “Punova me Xhevdetin tek ‘ Era e ngrohtë e thellësive, kur ai ishte ende student. Mandej, te filmi i dytë ‘ Dhe vjen një ditë’, ai ishte në një moshë më të rritur dhe më i konsolidua­r si aktor. Bashkëpuni­mi i fundit është te ‘ Dasma e Sakos’, të cilin e xhiruam me shumë vështirësi në Gjirokastë­r”, thotë Prifti. Sipas regjisorit, ‘ përplasja’ e Ferrit me aktorë të fuqishëm si partner, bëri që ai të rritej edhe më shpejt nga ana profesiona­le. “Tek ‘ Era e ngrohtë e thellësive’, ai punoi me Kadri Roshin, mandej te ‘ Dhe vjen një ditë’ u përplas me aktor si Viktor Zhusti, deri te ‘ Dasma e Sakos’, ku pati si partner një nga figurat më të mira të kinemasë shqiptare, Ndriçim Xhepën”. Prifti tregon se Xhevdeti mbetet një aktor i veçantë, që ishte gjithmonë në kërkim të figurës dhe karakterit. “Procesi që ai ndiqte për plotësimin e figurës, ishte disi racional, por asnjëherë i pambushur me gjendje shpirtëror­e, apo procese të brendshme që konsolidoj­në gjithmonë aktorin”. Lojën e tij e cilëson si të natyrshme dhe të thjeshtë, gjithnjë në konsolidim të botës së brendshme, dhe angazhimin maksimal të tij në sheshxhiri­m e tregon përmes një episodi te “Dasma e Sakos”. “Mbaj mend një moment të veçantë, kur Xhevdeti, si protagonis­t, zbulon se i kanë dhënë për nuse një karagjoz. Ai përfshihet aq shumë, bëhet aq dramatike figura e tij, saqë ne e pamë në një gjendje lotësh në shtëpinë e tij”, tregon më tej kineasti. Xhevdet Ferri ka qenë, sipas tij, nga ata aktorë, që e kanë pasur të konsolidua­r figurën përpara xhirimeve. “Aktori gjithmonë kërkon, mirëpo problemet janë pjesë e filmit. Në këtë drejtim, Xhevdeti pati jo pak probleme te ‘ Dasma e Sakos’, sepse ishte një figurë komplekse, kishte operator të huaj dhe përpos këtyre, ne luftonim për një zë direkt, eksperimen­t që deri në atë moment e kishte bërë vetëm Dhimitër Anagnosti”, shton më tej regjisori, duke e përshkruar Ferrin si një aktor artistikis­ht në rritje, që me “Delegacion­in” preku një nga rolet më të mira.

 ??  ?? Dje, gjatë homazheve të aktorit Xhevdet Ferri, pranë banesës së tij
Dje, gjatë homazheve të aktorit Xhevdet Ferri, pranë banesës së tij
 ??  ?? Kineasti Vladimir Prifti
Kineasti Vladimir Prifti
 ??  ?? Xhevdet Ferri, në filmin “Dasma e Sakos”
Xhevdet Ferri, në filmin “Dasma e Sakos”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania