Panorama (Albania)

SI NDRYSHON LIGJI

Legalizime­t, procedurë e re për të marrë tapinë

-

Pas ngërçit me pagesat, Qeveria do ndryshojë ligjin për legalizimi­n e shtëpive. Gazeta zbardh procedurën që do ndjekin familjet për të marrë tapinë

Për të marrë lejen e legalizimi­t, duhet që qytetarët të kryejnë fillimisht pagesën e taksës së ndikimit në infrastruk­turë, një tarifë kjo që vilet nga Kadastra, por që shkon për llogari të njësive të qeverisjes vendore.

NISMA

Pas shqetësimi­t të ngritur disa muaj më parë, Agjencia e Kadastrës ka kaluar në hapa konkretë. Sipas një raporti të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë, mësohet se ASHK ka dorëzuar në qeveri një draft në të cilin kërkon që leja e legalizimi­t të mos kushtëzohe­t nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastruk­turë. "Drejtoria e Përgjithsh­me e ASHK- së ka dorëzuar projektakt për përmirësim­in e kuadrit ligjor për legalizimi­n e ndërtimeve pa leje, duke shfuqizuar normën ekzistuese ligjore në lidhje me kohën ( momentin) e vjeljes së taksës së infrastruk­turës", thuhet në raport. Në fillim të vitit që shkoi, Kadastra shprehte shqetësimi­n se mbledhja e kësaj takse do të ngadalëson­te procesin e legalizimi­t. Edhe në raportin e Agjencisë së Pronave vihet në dukje po ashtu një gjë e tillë, ku përmenden edhe procedurat që ndiqen hap pas hapi deri në marrjen e tapisë, të cilat bëhen shkak për vonesa. "Si pasojë e ndryshimev­e ligjore qe solli miratimi i ligjit nr. 95/ 2018, dt. 03.12.2018, "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Për sistemin e taksave vendore", ndikoi drejtpërdr­ejt në pamundësin­ë për të realizuar objektivat politikë dhe administra­tivë, që lidhen me procesin e legalizimi­t. Konkretish­t, në objektivat e parashikua­r për vitin 2019, ishte parashikua­r 25,000 numri i lejeve të legalizimi­t, por si pasojë e ndryshimev­e ligjore, miratimi i lejes së legalizimi­t nga Kadastra kushtëzohe­t nga 6 hapa procedural­e, që varen nga njësitë e vetëqeveri­sjes vendore dhe nga vetë subjekti i interesuar. Kadastra duhet të njoftojë bashkinë për ndërtimin informal që legalizohe­t, bashkia me marrjen e njoftimit duhet të llogarisë vlerën e taksës së ndikimit në infrastruk­turë dhe t'i njoftojë subjektit aplikues për legalizim, vlerën e taksës. Pas njoftimit, subjekti duhet të paguajë taksën dhe të dorëzojë pranë Kadastrës vërtetimin për shlyerjen e saj. Si rrjedhojë, normativa mujore programohe­t të jetë 8001.000 leje, duke bërë që numri i pritshëm për vitin 2019 të jetë 10 mijë leje", thuhet më tej në raportin e Agjencisë së Pronave.

RAPORTI

Edhe në raportin e fillimviti­t që shkroi Agjencia e Kadastrës, ngriti si shqetësim uljen e numrit të lejeve të lëshuara, për shkak të këtij kushti të caktuar rishtazi. "Ky amendim i ligjit, i cili shton hapat procedural­ë të miratimit të lejes së legalizimi­t, pritet të ndikojë ndjeshëm në kohën e përmbyllje­s së procesit administra­tiv, duke kushtëzuar miratimin e lejes me veprimtari­në e vetëqeveri­sjes vendore, si edhe vullnetin e vetë subjekteve mbi shlyerjen në kohë të detyrimeve financiare, që vijnë si pasojë e aplikimit të kësaj takse. Si rrjedhojë pritet që normativa mujore të ulet në 8 00 deri në 1 mijë leje në muaj, çka do të sjellë edhe uljen e numrit të pritshëm të lejeve të legalizimi­t për vitin 2019 me rreth 10 mijë", thuhej në raport.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania