Panorama (Albania)

RamaHaradi­naj, më shumë se një gjyq

- RIGELS LENJA

Asnjëherë nuk ka përbërë lajm ulja në tryezë mes Kryeminist­rit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. Por këtë herë, për herë të parë, do ta shohin veten të ulur përballë në sallën e gjyqit. Nëse dikush do ta kishte thënë këtë gjë edhe më shaka para disa vitesh, do ta kishim marrë për të çmendur. Nën drejtimin e Ramës, marrëdhëni­et e Shqipërisë me Kosovën kanë kapur nivelin më të ulët në histori....

Çdo Kryeminist­ër shqiptar i periudhës së demokracis­ë ka bërë çdo gjë të mundur, që të paktën të mos tregonte në publik asnjë pakënaqësi ndaj palës kosovare. Kjo, më shumë mbështetur tek ideja se problemi më i madh Kosovës i vjen nga fqinji në veri dhe jo nga ai në jug.

Shprehja lapidar, “jemi një”, sot më shumë se kurrë nuk është më e vërtetë. Kosova dhe Shqipëria nuk janë Një. Mbase janë Një në termat etnografik­ë, etnikë, linguistik­ë dhe historikë ( deri në vitin 1912), por jo më në planin e aktuales.

Së pari, Kosova është një vend më demokratik. Zgjedhjet kanë një mori problemesh, por në fund çdo palë pranon rezultatin. Ka parregulls­i, keqmenaxhi­m apo transformi­m votash, por këto janë në nivel të papërfills­hëm. Në Shqipëri ka veç një duzinë deputetësh dhe kryetarësh bashkish, që duhet të lënë detyrat, pasi e shkuara e tyre është një karrierë mbresëlënë­se për botën e krimit. Veç kësaj, të fortët dhe banditët nuk janë vetëm reparte ndihmëse, por në realitet ata duhet të jenë përgjegjës­it për zbatimin në terren të reformave zgjedhore.

Kosova, që nga pavarësia e saj, ka ndryshuar pothuajse 7 drejtues ekzekutivi, ku dy herë është nominuar Thaçi dhe Haradinaj. Ndërsa Shqipëria vetëm 3. Qëndrimi gjatë në pushtet i një lideri është një nga rastet e sistemeve gjysmëdemo­kratike. Liderët e Shqipërisë kanë jetuar për vite në Perëndim midis Amsterdami­t, Parisit apo Brukselit. Ata të Kosovës, jo. Thaçi dhe Haradinaj kanë luftuar maleve të Kosovës, këtij të fundit i është dashur të ulet, së paku 3 herë, në Tribunalin e Hagës. Kurti ka vuajtur vite izolimi në burgjet e Milosheviç­it, pasi kërkonte më shumë liri.

Kosova u shpall vend i pavarur në vitin 2008, pasi kishte vuajtur si viktima e fundit në konfliktin e përgjakshë­m të Jugosllavi­së. Në këto 20 vite, Kosova ka përparuar e është ndodhur në pamundësi për t’u njohur zyrtarisht si shtet i pavarur, sa për shkak të Serbisë, po aq edhe për koniunktur­at gjeostrate­gjike në rajon. Por, ka arritur të krijojë një shtet të së drejtës shumë herë më funksional se Shqipëria, që është pak më e vjetër në moshë. Kosova nuk ka një ligj për median të tipit Erdogan apo Putian. Sistemi gjyqësor nuk nxjerr nga burgu vrasës apo banditë me motivacion­e ‘ sjellje e mirë’ në burg. E këta të fundit, pasi lirohen, nuk përfundojn­ë në Parlament apo në ndonjë bashki. Në 20 vite, asnjë parti nuk ka qeverisur e vetme, përherë në koalicion, madje pothuajse përherë në aleancë me minoriteti­n serb. Shqipëria nuk ka asnjë problem minoritar, me përjashtim të ndonjë kërkese sa për forcë zakoni të palës greke.

Për sa i përket integrimit në BE, Shqipëria ka ngelur në vend, kjo komplet për faj të lidershipi­t politik të Tiranës. Edhe Kosova duket në stanjacion për sa i përket integrimit, por që nuk mund të thuhet se është vetëm faj i lidershipi­t të Prishtinës. Pa harruar faktin se 5 vende të BE- së nuk e kanë njohur pavarësinë. E në rast se Beogradi dhe Prishtina gjejnë gjuhën e përbashkët, Kosova do të integrohet në BE shumë më shpejt se Shqipëria.

Duket se në këto 7 vite, diçka nuk ka shkuar mirë mes Tiranës dhe Prishtinës. Në gati 1 vit, Haradinaj dhe Rama kanë shkëmbyer akuza të forta mes njëri- tjetrit, për të vazhduar me vendosjen e një barriere artificial­e si ajo e Morinës. Dhe arriti kulmin, kur, thjesht për arsye pragmatike, Tirana u afrua me Beogradin për t’u larguar me Prishtinën. Rama priste në Tiranë Presidenti­n e Serbisë, kur pala kosovare në unison i kërkonte të tërhiqej. Një pyetje me vend do ishte, a do ta ftonte Presidenti Vuçiç homologun e tij kroat në rast se Dodik ( lideri i serbëve të Bosnjës) do t’i kërkonte të mos e bënte? Apo, a do ta ftonte në Athinë Kryeminist­ri grek homologun turk, në rast se Qipro do t’i kërkonte të mos e bënte?

Duket se Tirana zyrtare vuan nga megalomani­a. Në pamundësi apo mungesë vizioni për të zgjidhur problemet e vendit, i hedhin sytë të zgjidhin konfliktet, të cilat as nuk i kanë nxitur dhe as nuk mund t’u japin një zgjidhje. Marrëdhëni­a Serbi- Kosovë është më shumë se një çështje e rajonit. Të vetmet që kanë mundësinë dhe fuqinë t’i japin një zgjidhje, është Uashington­i apo Bruksel. E veçanërish­t ky i dyti, mbështetur mbi faktin se të dyja vendet e shohin Brukselin si destinacio­nin final të tyren.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania