Bregu: Të rinjtë po braktisin rajonin, zhgënjim nga integrimi

Panorama (Albania) - - PLITIKE -

Sekretarja e Përgjithsh­me e Këshillit Rajonal të Bashkëpuni­mit, Majlinda Bregu, duke folur dje në Konferencë­n e Komisionev­e Parlamenta­re të zhvilluar në Tiranë, foli për perceptimi­n e të rinjve ndaj procesit të integrimit të rajonit të Ballkanit. Ajo i ka quajtur kambana alarmi të dhënat e studimeve të kryera me popullsinë e rajonit për atë që mendojnë të rinjtë që jetojnë në këto vende. “Ajo që do dëgjoni është kambana e alarmit e asaj që perceptojn­ë vetë qytetarët në rajon. Jemi në presion të jashtëzako­nshëm të zhvendosje­s së popullsisë nga rajoni i Ballkanit. Deri tani, 1/ 3 është larguar. Por nuk është dukuri që vjen duke rënë. 23% e të rinjve në rajon për momentin s’janë as në punë, as në shkollë, as duke u trajnuar. Alarmante janë shifra të tjera ku të rinjtë në rajon në mënyrë të çuditshme bashkojnë dy shifra që për ne ishin gati surprizë me një saktësi matematiko­re të çuditshme. 61% e të rinjve në rajon janë pro integrimit europian dhe shpresojnë se do t’u ndryshojë jetën. Por 61% e tyre janë gati të largohen nga vendi i tyre nëse kjo gjë nuk ndodh”, tha Bregu.

Majlinda Bregu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.