VENDIMI PËR BASHËN, BALLA: ANËTARI I KÇK NË GJYKATË I BËRI SHQIPTARËT QORRA

Panorama (Albania) - - PLITIKE -

Kreu i grupit të PS- së, Taulant Balla, ka reaguar shumë ashpër pas publikimit të vendimit të Gjykatës që shpalli të pafajshëm kreun e PD- së nga akuzat për falsifikim dokumentes­h dhe pastrim parash. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Balla vë në dukje që çështjet e kryedemokr­atit shkojnë në dorën e një gjykatësi, që sipas tij, është i grupit KÇK. "Anëtari i KÇK në Gjykatë guxon t'i bëjë shqiptarët apo edhe organet e drejtësisë në vendet partnere, qorra. Nuk ka provë, thotë gjyqtari, se pagesat janë bërë nga Lulzim Basha. Por Lulzim Basha ka firmosur kontratat. Dokumenti zyrtar i vendosur në dispozicio­n nga Departamen­ti Amerikan i Drejtësisë tregon të zezë mbi të bardhë: Emër, Mbiemër, firmë, numër pasaportë diplomatik­e të Lulzim Bashës. Madje, Nikolas Muzin kërkon garanci të vijë dhe të dëshmojë para gjykatësit. Lexojeni vetë. Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK në gjykatë me Lulzim Bashën, sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë gënjeshtrë­n me ' Toyota' e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuari­t, njëlloj siç fali edhe Lulin. E çuditshme Lulzim, që të gjitha dosjet e tua, edhe dosjen ' CEZ' të babait tënd politik Sali Berishës me Nuel Kalajn, i paska një gjyqtar i vetëm?! p. s. Mos harro, nxirre tani nënkryetar­in tënd të të mbrojë", shkroi Balla në "Facebook".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.