Panorama (Albania)

Eduart Makri: Filmi ynë i parë na bëri vëllezër dhe shokë...

-

“Është fatkeqësi kur natyra nuk zbaton rregullat, i thyen ligjet dhe ndërpret një jetë që ende është e re, një aktivitet në kulmin e vet”, tregon kineasti Eduart Makri, ndërsa lotët i ndërpresin herë pas here fjalët. Xhevdet Ferrin e ka njohur qysh në fillimet e tij, në filmin “Vëllezër dhe shokë” të Dhimitër Anagnostit. “Ishte viti 1980, qemë në fillimet tona dhe punuam bashkërish­t. E ndienim veten me fat edhe për shkak se në një moshë të re, bashkëpuno­nim me një regjisor të mirë. Kemi xhiruar bashkë, dhe detyrimish­t, që filmi të qe sa më i realizuar, ne e dinim se duhet të ishim të dy vëllezër që të mund të luanim ‘ Vëllezër dhe shokë’, tregon Makri... Më tej, me Xhodën ka bashkëpunu­ar dhe te “Besa e Kuqe” e Pirro Milkanit, po siç thotë roli, si vëllezër dhe shokë, në filmin e parë bëri që të lindte një miqësi mes të dyve. “Duhet të ndërtonim një marrëdhëni­e të tillë, që të mund ta transmeton­im edhe artistikis­ht dhe në këtë drejtim, Xhevdeti ka qenë një bashkëpunë­tor shumë i mirë”, shton Makri. Teksa përcjell mikun- koleg, duket se e ngushëllon fakti se largimi i tij do të jetë vetëm fizik dhe e veçon rolin e tij të fundit si Asllani te “Delegacion­i” nga më të mirët, edhe për shkak të pjekurisë që kishte arritur si aktor. “Ajo që mbetet pasi njeriu ikën, është puna e tij. Do të kujtohet për kontributi­n e gjatë në kinematogr­afi dhe jetën artistike. Ishte një aktor shumë i mirë, me një larmishmër­i rolesh që krijojnë një thesar të tërë. Një thesar të vyer për ne, kolegët e tij, dhe brezat që vijnë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania