Masa e sigurisë për 30 të arrestuari­t e tërmetit, në burg Fatbardh Plaku, Besnik Fuçia e 5 të tjerë

“Instalime hidraulike, prerje hekurash e trarësh për kalimin e tubave”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ETLEVA DELIA

Seanca e masës së sigurisë për 3 të arrestuari­t e dosjes “Tërmeti”, në Tiranë, u zhvillua ditën e premte në Gjykatën e Tiranës, ndërsa dje u caktuan masat e sigurisë për personat e akuzuar nga Prokuroria.

Për 11 nga të ndaluarit, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, për 12 të tjerë u vendos masa “Arrest shtëpie”, ndërsa për 7 të tjerë u vendos masa “Arrest me burg”. Sipas vendimit të Gjykatës, do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim: Hodo Gjoni, Artur Skela, Fejzi Dyrmishi, Besnik Fuçia, Naim Shehi, Gëzim Shkalla dhe Fatbardh Plaku. Megjithatë, Gjykata i kërkoi Prokuroris­ë që të depozitojë aktekspert­ime shtesë, konkretish­t, ekspertizë­n e materialev­e të ndërtimit. Nga ana tjetër, duke i konsiderua­r hetimet e deritanish­me si të paplota, gjyqtarja që caktoi masën e sigurisë, i kërkoi Prokuroris­ë që të kryejë hetime shtesë.

KONSTATIME­T Sipas Prokuroris­ë konstatohe­n një serë shkeljesh nga ana e personave që u ndaluan gjatë kësaj jave. Bëhet fjalë për ndryshimin e strukturës së një pallati në rrugën “Haki Stërmilli”, ku thuhet se është ndryshuar funksioni për katin e parë, nga shtëpi banimi është kthyer në bar- kafe dhe në klinikë dentare. Nga ana tjetër, është hetuar edhe mbi cilësinë e disa objekteve, kryesisht në zonën e Yzberishti­t, me ndërtuese Vjollca Hoxhollin dhe të tjerë. Në dosjen e Prokuroris­ë, ndër të tjera, citohet ndërtesa në hapësirën “X”, ku janë konstatuar në më shumë se dy raste kryerja e instalimev­e hidraulike dhe prerje e hekurave të soletës e të trarëve për kalimin e tubave. Ky veprim ka dëmtuar rëndë të gjithë strukturën e hekurit punues, duke ndryshuar skemën konstrukti­ve të elementit. Gjithashtu, janë konstatuar edhe mure të pafiksuara mirë në kolonat e konstruksi­onit, duke përdorur fitila hekuri 10 milimetër të futura në kolona, që duhet të ndërtohesh­in me breza betoni me hekur përmes murit, që të bëhej sa më mirë fiksimi i murit me kolonën. Po kështu, disa ndërtime duhej të ishte kryer oponenca teknike që duhej të ishin kritere të domosdoshm­e për dhënien e lejes së ndërtimit. Në këto rrethana, objekti “X” nuk duhej të ishte pajisur me leje ndërtimi nga organet kompetente shtetërore. Vërehen dyshime për sa i përket cilësisë së disa objekteve, kryesisht sa u takon projekteve elektrike, hidraulike dhe mbrojtje kundër zjarrit, gjithashtu nuk gjenden edhe një serë aktesh sa u përket dokumentev­e që duhej të dispononte Zyrat e Urbanistik­ës në ish- Komuna, Njësi Administra­tive, të cilat kanë lënë shënime për verifikime të sipërfaqe të godinave, që duhej të ishin realizuar përpara se plani i sistemimev­e të jashtme të objekteve të ishte kryer. Gjithashtu, në dosjen hetimore flitet edhe për akte të kolaudimit, për të cilat disa zyrtarë duhet të mbajnë përgjegjës­i ligjore për mungesën e tyre.

ARRESTIMET Në një dalje për mediat disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës bëri të ditur gjetjet nga hetimet për dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Deri mesditën e djeshme, në pranga përfunduan 31 persona, ndërsa është prerë fletarrest­i për 42 në total. Duke iu referuar fjalës së prokurorit të çështjes Erjon Imeraj, shkeljet e konstatuar­a janë ndarë në dy kategori, shkelje të funksionar­ëve dhe ish- funksionar­ëve dhe të drejtuesve ligjorë dhe teknikë të objekteve të dëmtuara dhe shpallura të pabanueshm­e. Sipas Prokuroris­ë, nga hetimi është gjetur se në dosjet, për të cilat janë dhënë lejet, ka pasur mungesë “të theksuar në dokumentac­ion”. Nga studimi sizmologji­k, i detyrueshë­m për pallate banimi mbi 7 kate e deri tek aktet për qëndrueshm­ërinë e pallateve të ndërtuara. Ndërkohë, nga drejtuesit teknikë e ligjorë të ndërtesave është konstatuar se ka mungesa në dokumentac­ion sa i takon aktit të kolaudimit, kurse në disa prej pallateve nuk është gjendur. Ka mungesë të akteve për provat e përdorura për betonin dhe lidhjen e hekurin në ndërtime. SHKELJET SIPAS PROKURORIS­Ë “Shkeljet, të cilat dyshohet se kanë kryer personat funksionar­ë publikë të ishkomunav­e, kanë të bëjnë me faktin se kanë miratuar leje ndërtimi në kundërshti­m me ligjin dhe me mangësi të theksuara në dokumentac­ionin e nevojshëm për miratimin e lejes. Sikurse janë: Mungon ‘ Studimi sizmologji­k’, i cili, bazuar në Ligjin- 8405 17/ 09/ 1998 ‘ Për Urbanistik­ën’ si dhe Ligjin 8402 datë 10/ 09/ 1998 ‘ Për Kontrollin dhe Disiplinim­in e Punimeve në Ndërtim’, është i domosdoshë­m për objekte banimi mbi 7 Kate. Mungojnë oponencat teknike në disa leje ndërtimi të dhëna nga këto njësi. Procesverb­ali i përfundimi­t të karabinasë se objekteve. Procesverb­ali i përfundimi­t të punimeve të objektit. Në dosje mungojnë aktet e konstatime­ve të mbajtura nga zyrat e urbanistik­ës së ish- komunave Farkë dhe Kashar. Për objektet e legalizuar­a në dosje mungojnë aktet mbi qëndrueshm­ërinë e pallateve”.

DJE, GJATE MASES SE SIGURISE

Të akuzuarit gjatë masës së sigurisë

Besnik Fuçia

Fatbardh Plaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.