SHBA, aleati ynë historik dhe strategjik, turp kush e sulmon

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - EKREM BARDHA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën...

kundër terrorizmi­t ndërkombët­ar, ku janë angazhuar më shumë se çdo shtet tjetër, për të mirën e përgjithsh­me, ndërmorën aktin e tyre parapritës, duke eliminuar njërën ndër kokat më agresive kundër lirisë dhe përgjegjës për sulme të ndryshme terroriste, i cili, edhe ditët e fundit, po planifikon­te katër aksione vdekjeprur­ëse në shumë shtete ndaj civilëve.

Vrasja e një terroristi, të veshur me pushtet absolut dhe i njohur për natyrën e tij agresive, ishte sinjali më i qartë që lëshoi administra­ta amerikane, dëshmi e qëndrimit të saj të prerë si gjithmonë dhe në vazhdimësi­në e mbrojtjes së lirisë dhe e hekurt në qëndrimin e saj në goditjen ndaj lëvizjeve thellësish­t radikale. Mesazh për të mbledhur mendtë ata që mendojnë të sulmojnë demokracin­ë amerikane. Ishte thirrja e fundit se ky shtet i fuqishëm dhe aleatët e tij nuk do të lejojnë më përsëritje­n e 11 shtatorit, por as sulmet ndaj strukturav­e të bashkësisë euroatlant­ike.

Shteti shqiptar, shteti i Kosovës, demokracit­ë e zhvilluara, njerëzit paqedashës, e mbështetën këtë akt, i cili, në vetvete, aq sa është parandalue­s, aq ka të bëjë me jetën e njerëzve, lirinë e tyre për të jetuar në paqe, pa ankthin e vdekjes dhe të sulmeve terroriste. Në fund të fundit, ky akt, eliminimi i një personi të veshur me pushtet dhe synime terroriste, është edhe demokratik, pasi mbron mijëra jetë njerëzish, të drejtën e një jete normale dhe të sigurt, stilin tonë të jetesës, të lirë dhe demokratik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik dhe historikis­ht i dëshmuar në mbështetje të aspiratave të lirisë dhe prosperite­tit tonë demokratik e jetësor.

Por, disa gazetarë, të konsiderua­r analistë, opinionist­ë, sulmuan pikërisht Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur aktin parapritës të saj si një sulm terrorist, të papërgjegj­shëm, duke shkuar edhe më tej se kaq: e cilësuan si një Turp.

Si nuk keni turp që sulmoni një shtet, nga i cili rrjedh pavarësia e shtetit shqiptar, që, edhe në kohën më të rëndë për fatet e Shqipërisë, u është gjendur pranë shqiptarëv­e; i cili, edhe në kohën e komunizmit nuk ka lejuar copëtimin e vendit tonë nga junta e kolonelëve grekë, që kërkonin jugun e mëmëdheut tone.

Pa vendosmëri­në e shtetit amerikan nuk do të kishim sot Kosovën e pavarur, shtet i mëvetësish­ëm, i cili, në mos tani, në një të ardhme, do të bashkohet me shtetin amë dhe do të realizohet kështu ëndrra e madhe e rilindësve tanë.

20 vite më parë, gjysma e kombit shqiptar rrezikohej të zhdukej nga gjenocidi serb i Milloshevi­qit dhe armatave serbe. Në më pak se një vit u vranë rreth 15 mijë shqiptarë; vetëm në një ditë në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, ku ka lindur e vepruar filozofi i madh atdhetar Ukshin Hoti, u vranë 274 meshkuj, që nga fëmijët e porsalindu­r e deri te pleqtë. A ju thonë gjë të vrarët në Kosovë, apo, sipas “mendjes” suaj edhe ndëshkimi i terrorizmi­t serb nuk duhej ndërmarrë dhe më mirë të vriteshin edhe më tej mijëra shqiptarë? tetit amerikan, këmbëngulj­a dhe lufta e tij për demokracin­ë në Shqipëri, për të drejtën e fjalës , që ju e shpërdoron­i mizorisht; për të drejtën e besimit, të pronës, të lëvizjes së lirë.

Në jetën time prej një gjysmë shekulli e më shumë në shtetin amerikan kam pasur fatin e madh të takohem të bisedoj dhe të shtroj shqetësime të ndryshme para 6 presidentë­ve amerikanë, edhe në kohën kur shteti ynë ishte nën diktaturën komuniste, edhe më pas, në fillimet pluraliste dhe shtetin plural. Asnjëherë, në mënyrë absolute asnjëherë, nuk kam dëgjuar një fjalë mospërf i l l ë s e p ë r s h q i p t a r ë t , kudo që jetonin. Presidenti Nixon ishte ai që nuk e lejoi juntën ushtarake greke të ndërmerrte akte agresive ndaj shtetit tonë, megjithëse ishim nën diktaturën komuniste dhe Presidenti ishte antikomuni­st i njohur; ishte presidenti Klinton që urdhëroi fuqinë ushtarake më të madhe të të gjitha kohërave për të sulmuar pushtetin fashist serb; ishte presidenti GEORG BUSH jr, – i cili që nga Tirana, shpalli mëvetësinë e shtetit të Kosovës.

E mirëkuptoj që nuk i dini të gjitha këto fakte, sepse nuk paraqiten ende në librat e Historisë Shqiptare, dikur për shkak të izolimit nga bota e më pas si demokraci e re e si duket me shumë probleme, sepse nuk e besoj dot që gazetarë profesioni­stë të dëshirojnë vetëdijshë­m të keqinformo­jnë opinionin publik dhe të nxisin keqdashësi ndaj aleatit dhe mbrojtësit tone kryesor amerikan, falë të cilit ekzistojmë në këtë formë dhe masë, siç jemi sot, dy shtete shq i p t a r e , t ë p a v a r u r a , t ë l i r a d h e demokratik­e, europiane.

Shqiptarët, kudo që jetojnë, janë ndër popujt më pro amerikanë dhe kanë arsye të jenë, pasi ekzistenca e djeshme dhe e ardhmja e tyre janë të lidhura pikërisht me këtë shtet të fuqishëm, i cili na ka dalë krahë në të drejtën tonë, të cilën nuk e mbronim dot vetë si një shtet i vogël që jemi.

I detyruar nga diktatura komuniste të arratiset, të gjejë vendbanim në shtetin amerikan, të ndërtojë në Amerikë një jetë të re, nuk e harrova kurrë Atdheun, e pata gjithmonë në zemër dhe fati e deshi të isha dëshmitar aktiv në 5 situata, ku , falë vendimit të prerë dhe të palëkundur të presidentë­ve amerikanë, në bazë të mirinformi­mit të verifikuar, paraprinë mosshpërbë­rjen e Shqipërisë, duke luftuar fort diplomatik­isht, por edhe duke sakrifikua­r jetë ushtarësh amerikanë, kur ishte e nevojshme, në mbrojtje të ekzistencë­s sonë si Shqipëri, si shtetas të një shteti të vogël, kundrejt interesave të padrejta, personale të shteteve shumë më të mëdha dhe më të fuqishme se ne, qoftë edhe aleatë më të vlefshëm sesa ne për Amerikën.

Të duash me shpirt popullin dhe vendin që i takon, dhe, një nga shenjat e kësaj dashurie është mirënjohja për ATA që na janë gjendur në momentet më të vështira të jetës dhe të historisë sonë, të cilët kanë pasur qartësinë, vendosmëri­në dhe dashamirës­inë të luftonin për të drejtat tona, kur ne vetë nuk i mbronim dot ato.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.