Targat inteligjen­te të makinave, në luftë kundër krimit

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - PELLUMB NAKO

Kjo ishte risia teknologji­ke, të cilën e bëri...

të ditur ministri i Brendshëm gjatë një interviste televizive. Projekti po pilotohet fillimisht në Durrës dhe në Tiranë, për të vazhduar më pas në gjithë vendin. Kjo metodë do të eliminojë vjedhjen e targave të automjetev­e dhe më pas identifiki­min e saj në rastet kur përdoret për krime. Pavarësish­t se siç u përmend shkarazi dhe nga vetë ministri, grupet kriminale po përdorin gjithmonë e më shumë vjedhjen e gjithë makinës së bashku me targat e saj. Kjo mënyrë veprimi e tyre, në fakt, e nxjerr jashtë loje efektin parandalue­s të targave inteligjen­te dhe të çipave të tyre korrespond­ues. Megjithatë, parandalim­i asnjëherë nuk mund të jetë i plotë. Në këtë kontekst nuk është e thënë të jesh kritizer dhe të shohësh me sy dyshues çdo risi teknologji­ke të propozuar nga qeveria në fushën e sigurisë. Ndërkohë, nga ana tjetër, po ashtu nuk mund të rrish pa analizuar e të ngresh pyetje kur bëhet fjalë për një nismë me sfond sigurinë publike që në fund të fundit nga pas ka një faturë financiare, të cilën do ta përballojë qytetari. Sepse ministri foli për të mirat e targave inteligjen­te dhe jo sa do të kushtojnë ato për secilin përdorues makine. Pra, pyetja që bëhet mbetet ajo klasike. A janë në raport të drejtë efikasitet­i i teknologji­së së ofruar për parandalim­in e krimit me paratë që do të harxhohen nga qytetarët? Fakti që grupet kriminale nuk kanë nevojë të vjedhin targat, por komplet makinën, është tashmë një indicie negative. Jo vetëm kaq. Nëse gjërat do të shiheshin në raport me vazhdimësi­në e projekteve të ngjashme teknologji­ke të përqafuara nga qeverisja e majtë gjatë këtyre viteve për fushën e sigurisë, e ardhmja e projektit me targa intelektua­le del më pesimist dhe jo aq shumë me përfitim për publikun.

Sepse nismat e qeverisjes së majtë në fushën e teknologji­së së sigurisë nuk fillojnë me ministrin e sotëm të Punëve të Brendshme. Ka pasur edhe të tjerë para tij. Edhe para të majtëve ka pasur të tjerë të krahut të djathtë po ashtu. Janë të përfunduar­a projektet e nisura vite më parë të teknologji­së së sigurisë publike të ndërmarra nga paraardhës­it? Disa syresh janë të financuara nga buxheti i shtetit. Pra, me paratë tona. Disa të tjera janë financuar nga paratë e shtresave sociale, kryesisht të fushës së biznesit, që, nëpërmjet një ligji, ish- kolegët e ministrit aktual i kanë detyruar të investojnë në teknologji­në e sigurisë. Pra, përsëri nga xhepi i qytetarëve. Dhe sa do të ecet kështu? Dhe sa do të vazhdohet duke paguar? Kush do t’u japë përgjigje taksapague­sve se pas këtyre risive teknologji­ke, parametrat e sigurisë së tyre janë rritur apo janë ulur? Ndihen ata më të sigurt apo duhet të vazhdojnë e të paguajnë? Kush e ka matur këtë gjë? Pozat prej kompetenti në televizion nuk të japin më shumë siguri.

Sepse nëse do t’u hidhnim një sy në retrospekt­ivë gjithë nismave të paraardhës­ve të ministrit aktual të Punëve të Brendshme në fushën e teknologji­së kundër krimit, do të rezultonte se shefat politikë të kësaj ministrie ndër vite, më shumë janë paraqitur si përfaqësue­s të firmave që zotërojnë teknologji­në që ata dëshirojnë të integrojnë sesa si përfaqësue­s të interesave publike për luftën kundër krimit. Dhe kjo ka arsyet e veta që ligji antishpifj­e i ndalon rreptësish­t të shprehen se cilat janë.

Vite më parë, ish- ministri i Punëve të Brendshme, paraardhës i gjeneralit, filloi me bujë të madhe projektin e tij teknologji­k të kamerave të trupit për punonjësit e Policisë. ( Këtë gjë e kam cituar edhe më parë.) Edhe ai e filloi shtruar. Projekti do të aplikohej fillimisht në Tiranë e më pas do të mbulonte gjithë Shqipërinë. Madje, ministri i asaj kohe theksoi se nisma ishte e para në Ballkan. Teknologji­a që parashikoh­ej të përdorej po merrte përmasat e një instrument­i, i cili do të vinte para përgjegjës­isë institucio­net kompetente në luftën e tyre kundër krimit. Pak a shumë, të njëjtat fjalë si të gjeneralit në rastin e prezantimi­t të projektit të targave të tij të mençura.

Dihet që aktualisht ato kamera po përdoren gjithmonë e më pak. Dhe pavarësish­t premtimit solemn, zhurmëmadh, ato nuk janë shtrirë mbi gjithë territorin e Shqipërisë. Fatura financiare që i ndoqi pas, pa dyshim që nuk i bën më kujt përshtypje. Ministri aktual nuk u pa të thoshte ndonjë gjë për këtë. Një nismë kjo e lënë për gjysmë.

Pra, do të ishte më e udhës që ministri ynë i sotëm të vazhdonte deri në fund projektin e nisur nga paraardhës­i i tij? Për ta përhapur projektin e nisur në gjithë vendin si praktikën më të mirë. Njëkohësis­ht, duke garantuar pasurimin e mëtejshëm teknologji­k të saj. Po ashtu, t’ua nënshtront­e analizave rreth efektshmër­isë në drejtim të transparen­cës së veprimeve policore dhe të luftës kundër krimit, duke përmirësua­r edhe procedurat standarde të përdorimit. Por ministri i sotëm nuk e bëri këtë gjë. Atëherë, ose paraardhës­i ia kishte futur kot dhe gjithçka u la përgjysmë, me gjithë paratë e harxhuara, ose gjenerali preferon teknologji nga ndërmarrje tjetër.

Në atë takim për nismën e kamerave të trupit, ishte edhe vetë Kryeminist­ri. Ai foli për vendosje kamerash inteligjen­te në akset kryesore të vendit. Janë vendosur këto kamera kudo ku ka thënë shefi i qeverisë? Do të ishte më mirë që ministri i tanishëm të saktësonte se ku konsistont­e ky projekt i njoftuar nga shefi i tij dhe më pas ta materializ­onte apo të fillonte edhe ai me diçka tjetër? Pra. me targat inteligjen­te, po aq të mençura si dhe kamerat e Kryeminist­rit.

Edhe në fushën e teknologji­së së sigurisë, duket qartë që qeverisja e sotme nuk ka as vazhdimësi­në e duhur dhe as vizionin më minimal për të harxhuar me kriter paratë e njerëzve të thjeshtë. Për të rritur sigurinë e tyre. Më shumë ata duken të interesuar për të zbrazur magazinat e bizneseve të teknologji­së e për të na u shitur si strategë të pagabueshë­m në të mirën tonë qytetare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.