Idrizi: Rama ka bërë tregti me interesat kombëtarë

“Sa herë që kërkojmë diçka, na përgjigjen idiotët e Athinës në Tiranë”

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i PDIU- së, Shpëtim Idrizi, akuzoi dje Kryeminist­rin Edi Rama se ka bërë pazare me Greqinë me çështjen çame. Duke folur në 29vjetorin e themelimit të Shoqatës Çamëria, Idrizi tha se në dhjetor të 2016ës, përkundër premtimeve, maxhoranca refuzoi të ngrinte një komision hetimor për krimet njerëzore në Çamëri. “Kërkoj ndjesë dhe sigurisht kam reflektuar. Sepse besoja fort se nuk mund të ketë burrështet­as shqiptar që bën tregti me interesat kombëtare e burrështet­as që mburrej me gjatësinë e tij dhe i kujtonte grekëve xhaminë e Akropolit. Hyri në ujë e u tret. Nuk e bëjmë dot, më tha, Shpëtim”, tha Idrizi. Kreun e qeverisë, kryetari i PDIU- së e akuzon edhe për heshtjen. Sipas Idrizit, sa herë që komuniteti çam në Shqipëri kërkon diçka, përgjigjet qeveria greke me një kundërvepr­im, ndërkohë qeveria shqiptare hesht. “Kur ne i kërkojmë palës shqiptare zbatimin e Rezolutës për Çamërinë, na përgjigjet qeveria greke dhe idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë se Çamëria është e barasvlers­hme me termin VorioEpir. Kur ne kërkojmë të ngrihet në Çamëri, një varrezë njerëzore e një përmendore kujtesë për mijëra pleq, gra e fëmijë të masakruar si në filmat horror, se ata u masakruan jo në luftë me armë në dorë, po në shtëpitë e tyre me bukë në gojë, këta na përgjigjen me ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë, që erdhën e u sollën si pushtues në Shqipëri, e që Grekët sot refuzojnë t’i marrin në shtëpitë e tyre, por pranojnë t’i ngulin si kunja e pyka në kufijtë e VorioEpiri­t”, vijoi Idrizi. Idrizi u zotua se do të vazhdojë betejën për të çuar në vend atë që ai e quajti amanetin e të parëve të tyre, të cilët, sipas tij, u vranë në Çamëri. “Kërkuam mbylljen e marrëveshj­eve me Greqinë për kufijtë tokësorë dhe detarë, kufij të përcaktuar nga Traktati i Firences që në vitin 1923, e që Greqia sot e kësaj dite nuk e ka ratifikuar në Parlament. Na përgjigjet Greqia, që me Shqipërinë do zgjerojmë hapësirën detare nga 6- 12 milje. Ne s’na tret koha, por rritemi e shumohemi, pas sfidash e kalvaresh pa fund për të çuar amanetin në vend e për të qenë krenar për emrin çam”, u shpreh Shpëtim Idrizi.

Shpëtim Idrizi, dje në 29- vjetorin e themelimit të Shoqatës Çamëria

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.