Balla publikon shkrimin e “The Times”: Konfirmohe­t krimi

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, publikoi dje një shkrim të gazetës “The Times”, ku sipas tij, provat e reja të hetimeve britanike konfirmojn­ë pagesat për lobimin. Gjithashtu, për të provuar të vërtetat, sipas tij, Balla postoi në rrjetin social “Facebook” edhe dokumentet e publikuara në faqen zyrtare të Departamen­tit amerikan të Drejtësisë ( Akti i Regjistrim­it të Agjentëve të Huaj). Balla shkruan se provat konfirmojn­ë përfundimi­sht se një kompani skoceze guaskë ( SLP) është në zemër të një hetimi mbi krimet e dyshuara të financimit të fushatës së kryedemokr­atit Lulzim Basha. “SLP në qendër të skandalit politik në Shqipëri është ‘ Biniatta Trade’ e regjistrua­r nga Edinburg. Në vitin 2018, në regjistrat publikë rezulton të jenë paguar qindra mijëra dollarë një lobisti amerikan në emër të Partisë Demokratik­e, të zotit Basha. Zoti Basha, fillimisht u akuzua për pastrim parash, por kjo u rrëzua. ‘ Biniatta Trade’ u lejua të ndryshojë emrin e saj dhe pastaj u mbyll vitin e kaluar, pa u identifiku­ar kurrë një pronar i vërtetë i saj, shkruan ‘ The Times’”, shkroi Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.