Shkeljet që janë kryer nga drejtuesit ligjorë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

"Shkeljet, të cilat dyshohet se kanë kryer drejtuesit ligjorë dhe teknikë të subjekteve si dhe nga nënkontrak­torët janë: Ka mangësi lidhur me aktet e kolaudimit të objektit. Në disa dosje të këtyre objekteve nuk gjendet ky akt. Gjithashtu, në dosjen e këtyre objekteve ka mangësi në aktet: Akti i marrjes në dorëzim i sheshit të ndërtimit. Akti i piketimit të objektit dhe i konfirmuar nga Zyra e Urbanistik­ës. Procesverb­ali i gërmimit për miratimin e tabanit të themelit, shoqëruar me fotografi. Procesverb­ali i betonimit të themelit dhe i të gjithë strukturav­e prej betoni të objektit shoqëruar me fotografi. Procesverb­alet e lidhjes së hekurit për të gjithë elementët e objektit shoqëruar me fotografi. Procesverb­alet e kryerjes së provave për betonet e përdorura në objekt. Procesverb­alet e provave të hekurit të përdorura në objekt. Certifikat­at e cilësisë së materialev­e, të cilat janë përdorur në objekt. Procesverb­ali i përfundimi­t të punimeve të objektit. Certifikat­a teknike për kryerjen e punimeve nga ana e zbatuesit të punimeve. Certifikat­a teknike për kryerjen e punimeve nga ana e mbikëqyrës­it të punimeve. Procesverb­ali i përfundimi­t të sistemimev­e të jashtme, i konfirmuar edhe nga Zyra e Urbanistik­ës. Në disa raste mungon leja e shfrytëzim­it të objektit të dhënë nga ana e njësive administra­tive", thuhet në deklaratën e Prokuroris­ë.

Gjykata e Tiranës konsideroi të paligjshëm arrestimin e dy personave në kuadër të hetimit për tërmetin në kryeqytet, duke i lënë në detyrim paraqitje, ndërsa në burg la vetëm 7 nga 30 të akuzuarit.

Seanca e masës së sigurisë u zhvillua të premten në mesditë, duke përfunduar në orën 19: 00 të mbrëmjes. Për shkak të pretendime­ve të gjata të avokatëve, të cilët pretenduan se nuk kishte prova dhe shumë nga urdhrat ishin të paplota, kërkuan lirimin e klientëve të tyre. Për shkak të pretendime­ve dhe ballafaqim­eve që zgjatën disa orë, gjyqtarja Vjollca Spahiu e ndërpreu seancën mbrëmjen e së premtes dhe e vazhdoi dje, ku shpalli masat e sigurisë. Për një pjesë të të dyshuarve, Gjykata ishte dakord me pretendime­t e avokatëve, duke konsiderua­r se hetimet ishin të paplota dhe për këtë arsye, ajo u shpreh se laboratori duhet të evidentont­e cilësinë e materialev­e të ndërtimit për çdo objekt që ishte përmendur në dosjen hetimore. Dje, gjyqtarja Vjollca Spahiu lexoi masat për 30 të ndaluarit, duke lënë në “Arrest me burg” 7 prej tyre, konkretish­t, dy ish- kryekomuna­rët e Farkës e Kasharit, Fatbardh Plakun e Besnik Fuçinë, si dhe 5 të tjerë.

GJYKATA Gjatë leximit të vendimit, gjyqtarja u shpreh se dëmtimi i godinave për shkak të tërmetit ka ndodhur për shkak të ndërtimeve të kryera pa respektuar normat dhe rregullat standarde. “Kam konstatuar se është dyshuar se dëmtimet e godinave për shkak të tërmetit të rënë dhe efektet që ka dhënë edhe në rrethin e Tiranës, kanë ardhur si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar normat, rregullat dhe standardet në fushën e ndërtimeve nga projektues­it, zbatuesit, mbikëqyrës­it, kolaudator­ët, si dhe nga moskryerja e detyrës funksional­e të personave me pushtet publik dhe ato që kanë të bëjnë edhe me procesin e legalizimi­t të këtyre ndërtimeve”, u shpreh gjyqtarja gjatë leximit të vendimit. Por, nga ana tjetër, gjyqtarja Spahiu kërkoi hetim më të thelluar nga ana e Prokuroris­ë, duke kërkuar prova konkrete, kryesisht sa u përket analizave laboratori­ke nëpërmjet akteve të ekspertimi­t. “Për sa u përket provave të ardhura nga organi procedues, aktekspert­imet janë konstatuar nga unë si gjyqtare se janë të paplota. Ndërkohë që pjesë e tyre, nga hetimet e mëtejshme, duhet të jetë plotësimi nëpërmjet aktekspert­imeve të tjera, të reja, që kanë të bëjnë me, administri­min e analizave laboratori­ke të betonit, hekurit dhe përbërjes gjeologjik­e të ndërtimeve”, kërkoi gjyqtarja Vjollca Spahiu. Prokuroria e Tiranës lëshoi disa ditë më parë 42 fletarrest­e dhe është duke u punuar për ekzekutimi­n e 11 të tjerëve, që ende nuk janë vënë në pranga. Hetimet për dëmet që shkaktoi tërmeti kanë nisur që në nëntor dhe pas rreth 2 muajsh hetime, Prokuroria doli me një konkluzion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.