Vlorë, plagoset me armë 36- vjeçari, i sapoliruar nga burgu

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në lagjen "Bashkimi", në qytetin e Vlorës. Nga të shtënat me kallashnik­ov mbeti i plagosur shtetasi Nikollaq Çepaj ( Taullaraj), 36 vjeç, që kishte vetëm katër ditë që kishte dalë nga burgu për një plagosje në vitin 2018 dhe kunati i tij, Ronald Çepaj, 27 vjeç. Pista ku po hetohet për zbardhjen e ngjarjes, Policia bën të ditur se është ajo e hakmarrjes. 36- vjeçari ishte ulur në një kafe së bashku me kunatin e tij, ndërsa autori e kishte monitoruar duke e ndjekur me kujdes dhe në momentin që ra errësira, ka kaluar përpara lokalit duke ulur xhamin, dhe qëlloi me breshëri drejt tavolinës. Në atë moment, rreth orës 18: 20 minuta kur ndodhi ngjarja, në lokal ndodheshin edhe persona të tjerë, por fatmirësis­ht nuk u plagosën. Xhaxhai i Ronald Çepajt tregoi se e pa të gjithë ngjarjen dhe autorin që uli xhamin e makinës dhe qëlloi. Sipas tij, autori ishte i pamaskuar, kishte mjekër dhe kapele. E ndërsa autori u largua me shpejtësi me një makinë tip "Benz", dy të plagosurit u transportu­an në spital, teksa njëri ndodhet në gjendje më të rëndë për jetën, si pasojë e plagëve nga plumbat që mori. 36- vjeçari, dy vite më parë, plagosi Eraldo Lazajn brenda një lokali në lagjen "Pavarësia", Vlorë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.