KËSHILLA

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

1. Të kryhet vaksinimi nga personat, të cilët nuk janë prekur nga virusi i gripit. 2. Duhet të shmangen kontaktet me personat e sëmurë. 3. Të shmangen ambientet e mbyllura dhe të ftohta. 4. T'i kushtohet rëndësi higjienës personale. 5. Duhet të ndiqen dieta të ekuilibrua­ra, të konsumohen sa më shumë lëngje dhe vitamina. 6. Këshillohe­t marrja e vitaminës C, si edhe e multivitam­inave. 7. Kujdes duhet të tregojnë ata që kanë probleme pulmonare, kronike, kardiake, onkologjik­e dhe ata që vuajnë nga sëmundja e diabetit ose veshkave. 8. Personat të cilët paraqesin vështirësi në frymëmarrj­e, nxirje të buzëve, duhet të drejtohen te mjeku, pasi mund të paraqesin pneumoni të rënda, që rrezikojnë shëndetin. 9. Duhet të kryhen kontrolle të herëpasher­shme të tensionit dhe për ata që janë diabetikë duhet të maten në mënyrë të rregullt vlerat e sheqerit në gjak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.