Aktiviteti fizik ul rrezikun e prekjes nga kanceri

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

ktiviteti i rregullt fizik është i lidhur me një rrezik më të ulët për prekjen nga 7 lloje të kancerit. Në këtë përfundim dolën studiuesit nga Shoqata Amerikane e Kancerit, Instituti Kombëtar i Kancerit dhe Universite­ti i Harvardit. Sipas ekspertëve, të dhënat e hulumtimit treguan se aktiviteti fizik është i lidhur me një rrezik më të ulët të disa kancereve, por ata kanë pasur prova të kufizuara në lidhje me sa ushtrime është e nevojshme që të kryhen në harkun e një jave. Studimi i ri zbuloi se ekuivalent­i i 2.5 deri në 5 orë aktivitet me intensitet të moderuar në javë dha një përfitim të rëndësishë­m. Studimi u botua më 26 dhjetor 2019 në Revistën e Onkologjis­ë Klinike. "Ky punim siguron disa nga provat më të forta deri më tani se në fakt përmbushja e rekomandim­eve aktuale të aktiviteti­t fizik është e mjaftueshm­e për parandalim­in e kancerit", vunë në dukje studiuesit. Pjesë e hulumtimit ishin më shumë se 750,000 të rritur me një moshë mesatare 62 vjeç, të cilët iu përgjigjën pyetjeve se sa aktivitet fizik ushtronin në kohën e lirë. Studimi zbuloi se 2.5 - 5 orë aktivitet me intensitet të moderuar ul ndjeshëm rrezikun për 7 nga 15 llojet e kancerit të studiuar: zorrë e trashë, gji, endokrin, veshkë, mieloma e shumëfisht­ë, mëlçi dhe limfoma.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.