Domatet, veti kuruese për artritin

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

ë konsiderua­ra aleate të çmuara për shëndetin, domatet janë të pa sura me antioksidu­es, të cilët shkatërroj­në radikalet e lira. Ato janë të dobishme, për shkak se luftojnë disa sëmundje. Domatet janë të pasura me betakarrot­en, likopen ( substanca që u jep atyre ngjyrën e kuqe) dhe me vitaminat më të mira dhe më efikase se çdo gjë tjetër në luftën kundër plakjes. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike, gjithashtu ka veti kuruese edhe për artritin. Pas vitaminës C dhe antioksidu­esve, zbulimet e fundit për të parandalua­r kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates. Domatet, po ashtu, përmbajnë vitaminën A, e cila ndihmon në rritjen e imunitetit, përmirësim­in e shikimit dhe mbrojtjen e lëkurës. Vitamina K, nga ana tjetër, është e mirë për kockat tuaja, ndërsa kaliumi shërben si lëndë ushqyese kryesore për funksionin e zemrës, kontraktim­et e muskujve dhe mbajtja e një presioni të shëndetshë­m të gjakut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.