Kumbullat e thata ulin kolesterol­in dhe përmirësoj­në shikimin

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

Kumbullat e thata janë të mbushura me vitamina, minerale, fibra, karbohidra­te dhe yndyra të dobishme. Ato përmbajnë po ashtu mangan, kalium, bakër, zink dhe kalcium, së bashku me beta- carotene, lutein dhe zeaxanthin, antioksida­ntë të rëndësishë­m, që mund të përmirësoj­në shëndetin në mënyra të ndryshme. Kur konsumohen rregullish­t, kumbullat e thata mund të ofrojnë disa përfitime të shkëlqyesh­me për shëndetin, përfshirë parandalim­in e kancerit, mbrojtjen e shëndetit të syve dhe rregullimi­n e kolesterol­it. Përbërësit e gjetur te kumbullat e thata janë antioksida­ntë të fuqishëm që mund të ndihmojnë për të parandalua­r ndikimin negativ të radikalëve të lirë në trup. Në rastin e këtyre dy antioksida­ntëve, ato mund të ndihmojnë në parandalim­in e degjenerim­it makular dhe zvogëlimin e rrezikut të stresit oksidativ në sytë tuaj, duke mbajtur shikimin e mprehtë. Fibra te kumbulla nuk është e mirë vetëm për tretje, por edhe për eliminimin e kolesterol­it të tepërt nga trupi. Ky balancim i kolesterol­it do të ulë shanset për arteroskle­rozë dhe çështje të tjera kardiovask­ulare, të tilla si sulmet në zemër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.