Sarri: Juventusi im frikë nga Interi? Fjalë e madhe...

Trajneri: Ronaldo është gati, por nuk e di nëse do i besoj ' Dygualdos'

Panorama (Albania) - - SPORT -

Mauricio Sarri e ngre siparin e fazës së dytë kundër Parmës, sot në mbrëmje në "Allianz Stadium", por më shumë sesa për kundërshta­rin, që ai e konsideron si një ndër skuadrat më të rrezikshme në kundërsulm, pyetjet janë mbi të gjitha për merkaton zikaltër, teksa Interi duket skuadra më aktive në këtë janar.

"Frikë nga afrimet e mundshme të Interit? Frikë është fjalë e madhe për një skuadër si ne. Fundja, nëse ata po punojnë dhe duan që të pasurojnë grupin e tyre të futbollist­ëve është mbi të gjitha për të ngushtuar distancën me Juventusin tim, në betejën për titullin kampion. Madje, nëse doni ta dini, unë nuk ndjek merkaton e skuadrës sime, jo më të Interit, prandaj jam i përqendrua­r vetëm te ndeshja me Parmën dhe askund tjetër, - vazhdon Sarri, i cili e kalon me batutë edhe pyetjen e radhës mbi Interin. - Nëse kam nisur të studioj që tani për duelin kokë më kokë me Interin ( ndeshja luhet më 1 mars)? Shikoni, mua më duket larg ndeshja e kupës me Romën, që luhet të mërkurën, jo më ajo me Interi pas një muaji e gjysmë, ndaj mjaft me këto pyetje dhe të përqendroh­emi te gjërat serioze si takimi më Parmën.

Kulusevski dhe CR7 - Juventusi do të gjejë përballë, si kundërshta­r, blerjen e tyre të finalizuar në ditët e para të janarit, Dejan Kulusevski­t, i cili edhe pse në pronësi të Atalantës do ta mbyllë në huazim te Parma këtë sezon. Por edhe në këtë rast, trajneri bardhezi nuk nguron që të përgjigjet me buzëqeshje: "Unë i uroj Kulusevski­t shumë shumë fat, nga e hëna e në vazhdim dhe e presim më të karikuar se kurrë në verë, kur sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e jona. Ndodh që edhe ai të ketë ndonjë mbrëmje jo të mirë besoj, - shprehet 61vjeçari, i cili në lidhje me formacioni­n jep mjaft indicie. - Ronaldo është gati. Do të jetë në fushë nga minuta e parë, por nëse do të luajë me Dibalën, apo njëkohësis­ht edhe me Higuainin, këtë nuk e kam vendosur ende. De Ligt gjithashtu është në formë super, por edhe Rabio mund të konfirmohe­t nga minuta e parë. Bernardesk­i mund të ikë te Barcelona? Këtë e thoni ju të medias. Unë di që Federiko është një lojtar i imi dhe për mua nuk ka asnjë shans që të largohet nga Juvja këtë dimër", - përfundoi Sarri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.