Kasemiro dhe polemika ndaj Sevijes, Reali e gdhin në krye

Panorama (Albania) - - SPORT -

Dopieta e parë në karrierë e Kasemiros i dhuron fitoren Realit të Madridit kundër Sevijes, në një ndeshje të luftuar dhe me shumë polemika pas anulimit të golit të De Jongut në pjesën e parë, kur ndeshja ishte 0- 0. "Galaktikët" fitojnë 2- 1 dhe Zinedin Zidan e gdhiu në krye, + 3 pikë nga Barcelona që do të zbresë në fushën e lojës mbrëmjen e sotme. Sevija e ish- madrilenit Lopetegui proteston dhe rrëshqet - 8 nga Reali.

Shumë polemika- Pjesa e parë përfundoi pa raste të rrezikshme dhe me shumë gabime nga të dyja skuadrat. Sevija ishte dukshëm më superiore, por e paaftë të përfitonte nga vështirësi­a që po kalonte Reali i Madridit. Ngjarja e vetme që ndodhi ishte një "tërmet" i vogël, që shkaktoi goli i anuluar i Luk De Jongut në minutën e 29- të. Holandezi gjendet i vetëm në shtyllën e dytë pas krosimit të Banegës dhe e dërgon topin në rrjetë. Por është i vetëm, sepse Militao niset me vonesë dhe në tentativë për ta markuar ndalet nga Gudelj duke u rrëzuar. Arbitri akordon golin, por VAR- i e thërret dhe ai ndryshon vendimin duke parë ndalesën që serbi i bën braziliani­t. Por problemi është që ky nuk ishte një gabim evident, por një interpreti­m i një aksioni dhe VAR nuk duhet të ndërhynte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.