I SHUMËKËRKU­ARI, 23 VITE MË PARË VRAU DY PERSONA NË VLORË

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Xhevahir Jonuzi, i cilësuar si një ndër 8 personat më të rrezikshëm të Vlorës, hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke rrezikuar jetën e tyre, por mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit proporcion­al të zjarrit. Ekipi i RENEA- s, i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për "Vrasje me paramendim". Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike". Mësohet se Xhevahir Jonuzi në bashkëpuni­m me Anton Alliun, kanë vrarë për motive te dobëta në 25 mars 1997 me armë zjarri kallashnik­ov ( automatik) shtetasit Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj. Duke marrë parasysh rrezikshmë­rinë e presonit, si dhe informacio­net që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale RENEA kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë. Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47- vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.