Panorama (Albania)

Shkojnë për t’i grabitur, maskat qëllojnë me armë çiftin e biznesmenë­ve pas përplasjes brenda shtëpisë

NGJARJA DJE NE MBREMJE NE TIRANE, ÇIFTI, RENDE NE SPITAL PAS PLUMBAVE

- BLEONA METUSHI

Një plagosje me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së dielës Tiranën.

Zyrtarisht, Policia njoftoi se një çift bashkëshor­tësh ishin plagosur nga dy persona të paidentifi­kuar, që dyshohet se kanë hyrë për të grabitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në Allias, ndërsa Policia tha se janë ngritur pika kontrolli në zonën përreth. Deri në orët mbrëmjes së djeshme, identifiki­mi i dy personave që kanë hyrë në banesë nuk u bë e mundur, ndërsa hetimet janë përqendrua­r në ndonjë gjurmë që mund të kenë lënë atje. Burime konfirmuan dje se personat që ranë pre e grabitjes janë çifti Afërdita dhe Petrit Laze, të cilët janë pronarë edhe të një furrë buke pranë banesës së tyre.

NGJARJA

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 21: 40, kur çifti Laze ka dëgjuar që në banesën e tyre ka hyrë dikush. Pasi personat janë konstatuar nga bashkëshor­tët, njëri prej tyre ka qëlluar, duke i lënë të plagosur. "Rreth orës 21: 40, në rrugën ' Njazi Meka', 2 persona ende të paidentifi­kuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshor­tëve P. L dhe A. L. Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshor­tëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit. Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshor­tëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore", njoftoi zyrtarisht Policia e Shtetit. Më tej, blutë thanë se janë ngritur pika kontrolli për krehjen e zonës, ndërsa hetimet do të ndiqen nga Prokuroria e Tiranës. "Policia ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka ngritur pika kontrolli. Vijon krehja e zonës me qëllim identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes", tha dje Policia. Mësohet se në banesë janë gjetur orendi të rrëzuara dhe kjo ka ardhur si pasojë e përleshjes së çiftit me grabitësit, ndërsa mësohet se në Komisariat­in Nr. 4 janë shoqëruar disa persona për t'u marrë në pyetje.

ÇIFTI

Petrit dhe Afërdita Laze u transportu­an në Spitalin e

Traumës, kur gjatë mbrëmjes së djeshme iu nënshtruan ndërhyrjev­e kirurgjika­le. Mësohet se Afërdita ka marrë një plumb në kofshë dhe është në gjendje më të mirë, ndërsa Agim Laze ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje më të rëndë. Ata mësohet se janë nga Skrapari dhe prej vitesh jetojnë në Tiranë, ku ushtrojnë aktiviteti­n e tyre. Çifti Laze janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhet banesa e çiftit
Vendi ku ndodhet banesa e çiftit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania