Panorama (Albania)

Nga SHBA e Kanada, në garë për kreun e BKH edhe kandidatë nga diaspora

Nga testi për aftësitë fizike te makina e së vërtetës, si do përzgjidhe­t drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit

- BLEONA METUSHI

Ndërkohë që në 30 janar përfundon afati për aplikime për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit ( BKH), burime bëjnë me dije se kanë shprehur interesin edhe persona që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Tre janë kandidatur­at që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nuk mungojnë edhe kandidime të profesioni­steve që ushtrojnë detyrën në vend. Struktura e Posaçme AntiKorrup­sion ka ngritur një komision që përbëhet nga drejtuesi, Arben Kraja, dhe 2 prokurorët më të vjetër të Strukturës, Behar Dibra dhe Ened Nakuçi. Janë këta prokurorë që do të merren me shqyrtimin e kandidatur­ave dhe plotësimin e kritereve ligjore. Gara u hap zyrtarisht në 10 janar, ku me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të SPAK- UT dhe BKHsë, bëhej thirrje për kandidime. Byroja Kombëtare e Hetimit është njësi e cila do të punojë pranë Prokuroris­ë së Posaçme dhe është krahasuar nga Ambasada Amerikane edhe me FBI- në amerikane.

KRITERET

Ligji parashikon se kandidati duhet të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universita­re për drejtësi me diplomë të barasvlers­hme me "Master i shkencave", ose arsimin e lartë policor. Duhet të ketë eksperienc­ë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo i Policisë Gjyqësore ose Hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsion­it, krimit të organizuar apo krimeve të rënda. Në rastet e punonjësve aktualë apo të mëparshëm të Policisë së Shtetit, kandidati duhet të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën "Komisar", "Kryekomisa­r", "Drejtues" apo "Drejtues i Parë". KANDIDATI NUK DUHET TË JETË NË HETIM APO GJYKIM PËR NJË VEPËR PENALE Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur pozicione politike në administra­tën publike ose funksione të tjera drejtuese në partitë politike, të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit. Kritere të tjera janë që të mos ketë masa disiplinor­e në fuqi dhe të mos jetë larguar me shkarkim. Kandidati nuk duhet të kenë qenë dhe duhet të mos jetë bashkëpunë­tor, informator apo agjent i ndonjë shërbimi inteligjen­t. Për periudhën 29.11.1944- 07.02.1991 nuk duhet të ketë qenë anëtar apo kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtar i Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithsh­ëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithsh­me, anëtar i Këshillit të Ministrave. Kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes së tij/ saj duhet të plotësojnë dhe nënshkruaj­në deklaratat për heqjen dorë nga privatësia.

PËRZGJEDHJ­A

Pas verifikimi­t të plotësimit të kushteve ligjore, kandidatët e miratuar do të kalojnë në një testim për aftësitë fizike në matje të forcës dhe rezistencë­s fizike ( para këtij testimi fizik kandidati duhet të ketë me vete një raport mjekësor për aftësitë fizike, të lëshuar nga specialist­i kardiolog). Më pas, do kalojnë në një provim me shkrim e me gojë, që përfshin teste konjitive të sjelljes dhe të të arsyetuari­t logjik. Një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si edhe nivelin e shkrimit dhe të leximit. Pas kalimit të fazave të mësipërme, kandidatët do të intervisto­hen nga Komisioni i Përzgjedhj­es në Prokurorin­ë e Posaçme që mat aftësitë e komunikimi­t verbal, si dhe aftësinë e aplikantit për të komunikuar idetë me eficiencë. Do të ketë një vlerësim të plotë mjekësor që vërteton se aplikantët plotësojnë standardet e duhura shëndetëso­re për të përmbushur nevojat e punës. Si dhe në një fazë të mëvonshme, kandidatët do t'i nënshtrohe­n procesit të verifikimi­t nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimi­t të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëv­e, si edhe testit të poligrafit.

 ??  ??
 ??  ?? Prokurorët e SPAK
Prokurorët e SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania