Panorama (Albania)

Enigma e rrëmbimit në Kamëz, gjendet makina e djegur

Ekspertë të Kriminalis­tikës në Tiranë bëjnë këqyrjen e mjetit

- LEONIDHA MUSAJ

Një makinë është gjetur e djegur në qytetin e Durrësit. Burime nga Policia bënë të ditur se mjeti ishte pa targa, tip "Range Rover", me ngjyrë të bardhë.

Makina u gjend e djegur në zonën e Shkallnuri­t në periferi të qytetit bregdetar të Durrësit. Burimet thanë për gazetën se makina dyshohet të jetë braktisur nga autorët e rrëmbimit të shtetasit Jurgen Prenga, në Kamëz. Mësohet se mjeti tip "Range Rover" me ngjyrë të bardhë, i dyshuar se është përdorur nga autorët, rezultoi të ishte denoncuar si i vjedhur. Në këto kushte, Policia mendon se kemi të bëjmë me të njëjtën makinë që përdorën rrëmbyesit e Jurgen Prengës. Mjeti po këqyret me imtësi nga ana e ekspertëve të Kriminalis­tikës, me qëllim gjetjen e provave. Informacio­net rreth kësaj makine po i kalojë Policisë së Tiranës, e cila ka nisur hetim prej disa ditësh në lidhje me rrëmbimin e Jurgen Prengës, në Kamëz. Ishin banorët e zonës, të cilët raportuan në Polici për mjetin e djegur në zonën e Shkallnuri­t.

PENGMARRJA

Tri ditë më parë, në rrugën "Londër", në Kamëz, ndodhi një pengmarrje, nga e cila nuk ka ende një rezultat nga ana e Policisë për gjetjen e autorëve apo dhe personit të rrëmbyer. Jurgen Prenga mësohet se jeton me familjen e tij, në një shtëpi në zonën e Bathores, Kamës, pak metra larg nga ku edhe u mor peng. Jurgen Prenga u mor peng vetëm gjashtë minuta pasi doli nga shtëpia e tij, në shkollën "100- vjetori i Pavarësisë", në Bathore. Dy persona të maskuar e morën me dhunë në automjetin e tyre në rrugën "Londër", në Kamëz. Pengmarrja është shoqëruar me shumë pikëpyetje për grupin hetimor. Në zonën ku ai banon, asnjë nuk jep detaje rreth ngjarjes apo personit të rrëmbyer. Ai prej vitesh ka jetuar në Greqi, bashkë me gruan dhe dy vajzat e tij. Ndërkohë Maria, bashkëshor­tja e Jurgenit, nuk ka pranuar të flasë për mediat. "Ju e keni bërë punën tuaj. Nuk del më keq se çfarë është bërë më. Mos u bëni merak. Çdo gjë është e pastër. Ju përshëndes", është shprehur bashkëshor­tja e tij. Ky mesazh në gjuhën e rrëmbimit quhet "Kodi i Heshtjes", ku palët janë duke u darkordësu­ar, për të arritur një marrëveshj­e larg syrit të autoritete­ve ligjore dhe interesit të medias. Heshtja vijon edhe në lokalin pranë banesës ku qëndron familja Prenga, të cilët kanë treguar se i rrëmbyeri thirrej edhe me emrin tjetër, Doda. "Kemi qëndruar me të. Familja më e rregullt, kemi mbetur të habitur kur e pamë në televizion", janë shprehur ata. Të vetmit që flasin, janë ata që nuk banojnë aty, por duke preferuar që të mos përfshihen për ngjarjen. "Nuk di asgjë për këtë punë. Në Shqipëri këto gjëra po ndodhin përditë", shprehen banorët. "Nuk jemi duke pasur frikë, por nuk dimë gjë. Banoj këtu, por nuk merrem me ato", thotë një qytetare. Ndërsa ka edhe të tjerë të cilët shprehen të habitur kur pyeten në lidhje me rrëmbimin e 49vjeçarit. "Nuk e kemi njohur si person, nuk kemi lidhje. E kemi dëgjuar nëpërmjet mediave", thotë një tjetër qytetar. Të gjithë në zonën ku ndodhi ngjarja apo në Bathore, diferencoh­en të flasin

 ??  ?? Vendi ku ndodhi rrëmbimi
Vendi ku ndodhi rrëmbimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania