Panorama (Albania)

Sali Butka në përshkrimi­n e Sabri Godos, patrioti që dha dy djem dëshmorë

“Më janë vranë dy djemtë për çlirimin e atdheut, por kurrë nuk u dëshpërova, sepse ata bënë detyrën”

-

Kongresi i Lushnjës i vitit 1920 është pa dyshim një nga ngjarjet politike më të rëndësishm­e të shekullit të kaluar. Për Shqipërinë e pasigurt, të kërcënuar për t’u copëtuar dhe eliminuar nga harta gjeografik­e si shtet më vete, do të niste një kthesë historike.

Kongresi i hapi zyrtarisht punimet më 21 janar 1920 dhe u mbyll më 31 janar. Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoria­le të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësue­s nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishm­e politike. Ai hodhi poshtë planet e Konferencë­s së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorë­ve në Londër në vitin 1913.

Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovranitet­i i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar, si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimt­are e regjimit. U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësue­s, i cili do të kryente funksionet e Parlamenti­t shqiptar. Kongresi i Lushnjës, me shumicë votash rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina. Një ndër pjesëmarrë­sit në këtë Kongres ishte edhe Sali Butka, të cilit shkrimtari Sabri Godo do t’i kushtonte librin “Plaku i Butkës”. Në një fragment nga ky libër përmendet pjesëmarrj­a e tij në Kongres e mbi të gjitha, një fjalim frymëzues i mbajtur në Ditën e Flamurit.

 ??  ??
 ??  ?? Patriotë të krahinave të Korçës, Kolonjës, Pogradecit, Bilishtit, Përmetit, delegatë në Kongresin e Lushnjës, mes tyre: Sali Butka dhe Demir Selenica
Patriotë të krahinave të Korçës, Kolonjës, Pogradecit, Bilishtit, Përmetit, delegatë në Kongresin e Lushnjës, mes tyre: Sali Butka dhe Demir Selenica
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania