Përgjimet e publikuara nga "Bild" për blerjen e votave

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Gazeta gjermane "Bild", prej gati një viti është bërë shumë e njohur për publikun shqiptar. Gjatë pranverës së vitit 2019, gazeta gjermane tronditi politikën shqiptare me publikimin e përgjimeve të dosjeve "184" e "339" për zgjedhjet lokale në Dibër dhe ato në Durrës. Në përgjimet e "Bild"- it u dëgjuan disa prej politikanë­ve më të rëndësishë­m të maxhorancë­s socialiste si në nivele lokale, por edhe në nivel qendror, deri te ministra që dëgjoheshi­n duke komunikuar me persona me një të shkuar të dyshimtë. Ish- kryebashki­aku i Durrësit, Vangjush Dako, dhe ishministr­i Damian Gjiknuri ishin dy njerëzit më të sulmuar nga opozita, e cila i konsideroi ata si dy njerëzit kyç në PS sa i përket manipulimi­t të rezultatev­e zgjedhore. Seria e përgjimeve të publikuara nga gazetari Peter Tiede në "Bild" u përdorën edhe si "kalë beteje" nga opozita e bashkuar në protestat e saj në Tiranë, përgjatë gjithë 5 muajve të parë të 2019- ës. Opozita pretendoi se me këto përgjime të publikuara nga "Bild" u provua vjedhja e votës dhe se PS- ja nuk është në pushtet me vullnetin e lirë të shqiptarëv­e. Nga maxhoranca këto përgjime u mohuan dhe u konsiderua­n si të montuara. Madje, Kryeminist­ri Rama shkoi deri në atë pikë, sa paralajmër­oi se do të padiste në gjykatë për shpifje gazetarin gjerman, Peter Tiede. Përgjimet e publikuara çuan në rihapjen e dy dosjeve në Prokurori, e cila i delegoi ato në Prokurorin­ë e Dibrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.