Panorama (Albania)

Akuza për pastrim parash, pse vendosi gjykatësi të pushojë çështjen për Bashën

Gjykatësi: Përderisa 500 mijë dollarët nuk janë financuar nga PD, ajo nuk ka pasur detyrimin për t'i deklaruar

-

Më 13 janar, Gjykata e Tiranës rrëzoi hetimin 2- vjeçar të lobimit në Shtetet e Bashkuara dhe vendosi pushimin e çështjes ndaj kreut të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, dhe dy zyrtarëve të tjerë demokratë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Në vendimin e tij, gjyqtari paraprak Lazër Sallaku argumenton se Prokuroria nuk ka siguruar asnjë provë dokumentar­e për të mbështetur deklarimet e lobistit amerikan, Nikolas Muzin, në Departamen­tin Amerikan të Drejtësisë për përfitimin e dy pagesave prej 650 mijë dollarësh, për llogari të Partisë Demokratik­e. Sipas gjyqtarit Sallaku, Partia Demokratik­e i ka paguar me 25 mijë dollarë shërbimet e lobimit të Muzin dhe i ka deklaruar ato saktë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Akuza e "falsifikim­it të vulave, stampave dhe formularëv­e" u pushua me përfundimi­n se "fakti nuk ekziston".

HETIMI Prokuroria i nisi hetimet mbi këtë çështje në janar 2018, pas një investigim­i të BIRN, që gjeti se lobisti i Bashës në Shtetet e Bashkuara deklaronte pagesa prej më shumë se gjysmë milionë dollarë gjatë vitit 2017, ndërkohë që Partia Demokratik­e nuk i kishte deklaruar ato në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Njëra prej transferta­ve u bë nga kompania guaskë "Biniata Trade LP", e regjistrua­r në parajsa fiskale. Pas një konflikti mes prokurorëv­e të çështjes dhe pushimit të akuzës së pastrimit të parave, Prokuroria e Tiranës u paraqit përpara Gjykatës me dy qëndrime. Përballë kërkesës së prokurorit Gjergji Tako, për dërgimin e çështjes në gjyq, dhe asaj të prokurorit Kolë Hysenaj, për kthimin e akteve për hetime të mëtejshme, gjyqtari Lazër Sallaku zgjodhi rrugën e tretë të pushimit njëherë e mirë të çështjes penale. Nga vendimi i Gjykatës kuptohet që "arsenali" i provave të Prokuroris­ë përmblidhe­j në deklarimet e marra në rrugë zyrtare të Nick Muzin në Departamen­tin e Drejtësisë, letërporos­inë e ardhur nga Skocia për përfaqësue­sit e kompanisë Biniata Trade dhe kompanive të lidhura me të si dhe një intervistë televizive të kryetarit të PD- së, Lulzim BashëS. Prokuroria dështoi të merrte në pyetje lobistin Nick Muzin apo ndonjë nga përfaqësue­sit e kompanisë guaskë "Biniata Trade". Përgjigjet e siguruara nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, bankat e nivelit të dytë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbështesin pretendimi­n e PD- së se pagesa në drejtim të kompanisë së Muzin, "Stonington Strategies", kishte qenë vetëm 25 mijë dollarë. Nga të gjitha provat e ofruara nga Prokuroria, gjyqtari Sallaku veçon intervistë­n televizive të Bashës si "provë me ves". Më 21 dhjetor 2017, Basha deklaroi, gjatë një interviste në emisionin "Opinion", se firma e tij e lobimit kishte marrë një kontribut prej 500 mijë dollarësh nga shqiptarët e Amerikës, të cilët i kishin mbledhur paratë në SHBA dhe se këto para nuk kishin kaluar nga PD- ja. Gjyqtari Sallaku i cilëson këto thënie si "të papërdorsh­me" në proces, pasi në kohën e deklarimit, kryetari i PD- së nuk ishte as i pandehur dhe as në cilësinë e personit që kryhen hetime. "Nëse kjo deklaratë e të pandehurit Lulzim Basha do të ishte një deklarim fajësie, atëherë kjo provë do të ishte e papërdorsh­me në kuptim të nenit 37 Kodit të Procedurës Penale", thuhet në vendim, ku citohet më tej neni përkatës që përcakton se deklarimet nuk mund të shfrytëzoh­en ndaj personit që i ka bërë. Gjyqtari argumenton gjithashtu se edhe deklarimet e Nikolas Muzin për dy pagesat me vlerë 650 mijë dollarë, nuk mund t'i nënshtrohe­n vlerësimit të Gjykatës, pasi sipas tij, nuk konfirmohe­n nga asnjë provë tjetër. "Duke qenë vetëm përpara një deklarimi të shtetasit Nikolas Muzin mbi ekzistencë­n e faktit të pretenduar prej tij, Gjykata nuk mund të nxjerrë një përfundim kategorik për vërtetësin­ë e deklarimit të këtij të fundit", thuhet në vendim.

VENDIMI "Ndodhur në këto kushte, kur vërtetësia e deklarimit të tij vihet në dyshim, atëherë fakti në çështjen objektshqy­rtimi shkon në favor të të pandehurve Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi", shtohet po aty. Lidhur me akuzën e falsifikim­it, në vendim argumentoh­et se auditi i KQZ- së e ka konsiderua­r raportin financiar të PD- së në përputhje me ligjin dhe se provat mbështesin deklarimet për pagesën 25 mijë dollarë në adresë të lobistit Muzin.

Duke bërë një analizë të anës objektive të veprës penale, gjyqtari Lazër Sallaku argumenton se "nuk mund të kemi deklarim të rremë, kur në fakt nuk ka pasur fare deklarim" dhe se faktet që Prokuroria ua atribuon të pandehurve, mund të mos parashikoh­en nga ligji si vepër penale. Ndërsa gjykon se është provuar që Partia Demokratik­e nuk ka transferua­r përmes sistemit bankar apo cash pagesën prej 500 mijë dollarësh për lobistin Muzin, gjyqtari Sallaku shkon më larg në arsyetim. Duke iu referuar pretendimi­t të Prokuroris­ë se pagesa prej 500 mijë dollarësh është dorëzuar cash, gjyqtari thotë se: "edhe sikur të ishte e vërtetë, përderisa 500 mijë dollarët nuk janë financuar nga Partia Demokratik­e, ajo nuk ka pasur detyrimin për t'i deklaruar në KQZ". Mungesa e firmave të Bashës dhe Ristanit në raportin financiar të dorëzuar në KQZ është një tjetër argument i përdorur për të rrëzuar akuzën. "Edhe sikur formulari të ishte i falsifikua­r, nuk mund të përgjigjen këta të pandehur, përderisa nuk kanë nënshkruar", argumenton gjyqtari.

"Ndodhur në këto kushte, kur vërtetësia e deklarimit të tij vihet në dyshim, atëherë fakti në çështjen objekt- shqyrtimi shkon në favor të të pandehurve Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi", shtohet po aty. Lidhur me akuzën e falsifikim­it, në vendim argumentoh­et se auditi i KQZ- së e ka konsiderua­r raportin financiar të PD- së në përputhje me ligjin dhe se provat mbështesin deklarimet për pagesën 25 mijë dollarë në adresë të lobistit Muzin

 ??  ?? Skema e lobimit
Skema e lobimit
 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës
Faksimile e vendimit të Gjykatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania