Halimi: ishte akuzë e sajuar politikish­t

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Avokati i kryedemokr­atit Lulzim Basha, Eduart Halimi, e cilësoi një vendim drejtësie pushimin e çështjes për pastrim parash. Në një deklaratë për mediat, pas vendimit të Gjykatës, ish- deputeti demokrat u shpreh se e gjithë akuza ndaj kreut të selisë blu për pastrim parash, ishte e sajuar politikish­t. "U provua pas më shumë se 2 vite hetime nga ana e Prokuroris­ë, se gjithçka ishte një akuzë tërësisht e sajuar, bazuar vetëm mbi spekulime, dhe u vërtetua katërçipër­isht se nga 2 vjet hetime nuk kishte asnjë lidhje Partia Demokratik­e dhe nuk kishte asnjë vepër penale", tha Halimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.