Panorama (Albania)

Kulla e re 100 m e lartë, PD akuzon Veliajn

Veliaj dëmton shëndetin e qytetarëve dhe mbush xhepat e oligarkëve

-

Partia Demokratik­e akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës se po betonizon kryeqyteti­n, në një kohë që raportet ndërkombët­are tregojnë se niveli i ndotjes së ajrit është shumë i lartë. Zëdhënësja e Partisë Demokratik­e, Ina Zhupa, publikoi dje dokumentet e lejes së ndërtimit në bulevardin "Gjergj Fishta" në kryeqytet, ku është projektuar të ngrihet një objekt 100 metra i lartë, shumëfunks­ional, për banim, zyra dhe qendër tregtare. Dokumenti mban firmën e Kryeminist­rit Rama, ministres Balluku dhe kategorizo­het si një dokument i rregullore­s së veçantë. "Erion Betoni vazhdon betonizimi­n e Tiranës me kulla të larta, pavarësish­t se jemi qyteti me ajrin më të ndotur në Europë dhe të dëmshëm për shëndetin. E radhës është kulla që do t'i zërë vendin ishEkspozi­tës, një sipërfaqe ndërtimi 67.366 m2 me 24 kate lartësi. Këshilli Kombëtar i Territorit, me vendimin nr. 4, datë 8 nëntor 2019, ka miratuar lejen e ndërtimit të radhës për objektin ' Ekspozita Building', një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë, me destinacio­n qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking. Volumi i sipërfaqes së përgjithsh­me të ndërtimit që do t'i zërë frymën kryeqyteti­t është 67.366 m2", shkroi zëdhënësja e PD- së, Ina

Zhupa. Më tej, zëdhënësja e PD- së akuzon kryebashki­akun Veliaj se dëmton vlerat historike të qytetit dhe mendon vetëm për të pasuruar oligarkët. "Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë bulevardit ' Gjergj Fishta', ku më parë ka ekzistuar ndërtesa ' Ekspozita sot', një ndërtesë e trashëgimi­së historike të Tiranës. Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetarëve dhe mbush xhepat e oligarkëve e të vetët. I emëruar në krye të bashkisë, nuk po lë hapësirë në qytet pa e transformu­ar në një kullë", vijoi Zhupa.

NDOTJA

Kryeqyteti i Shqipërisë vijon të jetë një ndër vendet më të ndotura të Europës. Pak muaj më parë, indeksi i ndotjes, i cili përllogari­tet nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë ishte më e lartë në 2019, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogari­tej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerësoi se Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës dhe i treti si qytet, pasi në vend të parë renditet qyteti i Tetovës në Maqedoni dhe Chelyabins­k në Rusi. Përkeqësim­i i nivelit të ndotjes në Tiranë sjell edhe uljen e cilësisë së jetës për ata që jetojnë në kryeqytet, apo që po mendojnë të shpërngule­n në Tiranë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e miratimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit
Faksimile e miratimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania