Panorama (Albania)

Nga Antishpifj­a te Reforma Zgjedhore, Kuvendi rinis punën

Fillohet me dekretet e Presidenti­t dhe ligjet që shtyu tërmeti

- ARDIT HOXHA

Pas më shumë se një muaj pushime, sot Kuvendi rinis punimet e tij në sesionin e gjashtë të legjislatu­rës së nëntë.

Seanca e parë plenare për këtë vit, që i hap rrugën punës edhe në pjesët e tjera të Kuvendit, nuk pritet të prodhojë debate të forta dhe do të fillojë pasdite. Siç është tradita e viteve të fundit në këtë seancë të sotme, agjenda do të përbëhet nga miratimi i programit të punës për 6 javët në vijim dhe kalendari i punimeve për 3 javët e ardhshme. Në axhendën e shpallur nga Kuvendi, janë vetëm 5 pika dhe nuk ka asnjë ligj që do të diskutohet dhe të kalojë për miratim në këtë seancë të sotme. Por përtej kësaj seance të parë, ky sesion parlamenta­r pritet të jetë shumë i nxehtë. Janë disa çështjet që pritet të dominojnë jetën politike dhe atë parlamenta­re për muajt e ardhshëm.

PAKETA ANTI- KÇK

Kryeminist­ri Rama, në fundin e dhjetorit të vitit të shkuar, u shpreh shumë i qartë se nisma ligjore kundër njerëzve në sistemin e drejtësisë, që nuk janë prekur ende nga vetingu, do të futet në fuqi sa më shpejt që në janarin e 2020- ës. "Në fillim të janarit, menjëherë pas Vitit të Ri, ne do kalojmë aktin që u pengua për shkak të Gjendjes së Emergjencë­s kundër krimit të organizuar dhe KÇK- së", tha Rama më 23 dhjetor. Kjo iniciativë ligjore, që u shty për shkak të situatës që prodhoi tërmeti, për të cilën Rama kërkoi mbështetje absolute nga grupi i PS- së, pritet të jetë ndër të parat që do të kalojë në Kuvend dhe ndër temat që premton të prodhojë debat politik për javët e ardhshme.

REFORMA ZGJEDHORE

Reforma zgjedhore është një tjetër çështje që u shty për fillimin e 2020- ës, për shkak të gjendjes së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Edhe pse Bundestagu kishte kërkuar që të miratohej brenda 2019- ës, si një nga 9 kushtet për hapjen e negociatav­e, dhe Rama kishte garantuar se një gjë e tillë do të përmbushej, tashmë mbetet për t'u parë nëse reforma do të mund të kalojë në këto javë të para të sesionit të gjashtë. Me përfshirje­n e opozitës jashtë parlamenti­t në këtë proces dhe vendosjen e afatit 15 mars, nuk besohet se kjo reformë do të vonohet më tej, duke qenë se në maj është edhe Samiti i Zagrebit, që do të vendosë për hapjen ose jo të negociatav­e.

ANTISHPIFJ­A

Një tjetër temë që prodhoi shumë debat gjatë dhjetorit dhe pritet që të bëjë të njëjtën gjë edhe këto javë, është paketa "Antishpifj­e". Presidenti Meta i ktheu të dyja ligjet, duke kërkuar që të përmirësoh­en, por maxhoranca, nga ana tjetër , ka premtuar se do t'i rivotojë të dyja ligjet sipas përmirësim­eve që u bënë deri në seancën e 19 dhjetorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania