Panorama (Albania)

Meta: Historia e Kosovës i ka themelet te Rugova

"Vizioni i tij për Kosovën demokratik­e është shembull frymëzimi"

-

Presidenti Meta, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka bërë homazhe në varrin e ish- Presidenti­t të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe gjithashtu është takuar me familjarët e këtij të fundit. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, ku nderon ishPreside­ntin Rugova në vendprehje, Meta thekson edhe rëndësinë që ky personalit­et pati për historinë e Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëv­e. Sipas kreut të shtetit shqiptar, vizioni i Rugovës për Kosovën si një shtet i pavarur demokratik dhe në fqinjësi të mirë, janë ende modeli dhe shembulli që duhet të kenë parasysh politikanë­t në Prishtinë. Për Metën, vetë historia e Kosovës moderne dhe e shqiptarëv­e i ka themelet në veprën që Ibrahim Rugova la pas. "Me respekt e mirënjohje të thellë, u përula me nderim para memorialit të Presidenti­t historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Vizioni i Tij euroatlant­ik për Kosovën, kontribute­t e jashtëzako­nshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjete­se në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale. Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidenti­t Rugova", shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale. Pas homazheve në varrin e Rugovës, Presidenti Meta zhvilloi edhe një takim me familjarët e tij, ku shprehu mirënjohje­n e popullit shqiptar për gjithë punën dhe veprën që la pas ish- Presidenti Kosovës. "Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidenti­t historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidenti­t Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratik­e, me orientim të qartë properëndi­mor, në bashkëpuni­m e fqinjësi të mirë në rajon", shkroi Presidenti. Këto vizita, Presidenti Meta i zhvilloi në kuadër të qëndrimit të tij dyditor në Kosovë. Më herët gjatë ditës së shtunë, ai mori pjesë në Akademinë Solemne "Faleminder­it Shqipëri", e organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren- Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, në kujtim dhe nderim të solidarite­tit të jashtëzako­nshëm mbarëkombë­tar, ndaj shqiptarëv­e të shpërngulu­r forcërisht nga ushtria serbe gjatë Luftës së Kosovës, në vitet 1998- 1999.

 ??  ?? Meta gjatë homazheve te varri i Ibrahim Rugovës
Meta gjatë homazheve te varri i Ibrahim Rugovës
 ??  ?? Meta me familjarët e ish- Presidenti­t Rugova
Meta me familjarët e ish- Presidenti­t Rugova

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania