Panorama (Albania)

Mustafa: Nëse s'ka koalicion, Kurti të gjejë zgjidhje tjetër

"Tani takohem me Albin Kurtin vetëm për nënshkrim koalicioni"

-

Kreu i LDK- së, Isa Mustafa, e ka bërë të qartë se oferta më e mirë e tij për një koalicion me Vetëvendos­jen është ajo e fundit dhe se nuk do të ofrojë asnjë tjetër, duke i dërguar mesazhin Albin Kurtit se nëse nuk do ta pranojë atë, nuk do të ketë koalicion mes tyre.

Mustafa tha se Lëvizja Vetëvendos­je duhet të gjejë zgjidhje tjetër nëse nuk i pranon kërkesat e LDK- së si parti e dytë. Edhe pse e mbështet idenë e një koalicioni me Vetëvendos­jen, kreu i LDKsë u shpreh se nuk do të ketë takime të tjera me Albin Kurtin nëse s'ka pajtim për arritjen e një marrëveshj­eje. "A do të ketë takim apo jo varet se sa do të jetë gatishmëri­a për të bërë marrëveshj­e. Unë nuk jam që të ketë takime sa për t'u takuar, por takim për të lidhur marrëveshj­en. Për gjëra të tjera jemi shprehur qartë në organet tona. Ne e kemi pasur opsion këtë koalicion dhe mbesim pranë këtij koalicioni nëse bëhet mirë. Nëse jo, Vetëvendos­je duhet të gjejë zgjidhje tjetër", tha Mustafa të dielën në "RTV21". Albin Kurti i ka kthyer një përgjigje me letër kreut të LDK- së, të cilën ai e quajti si një ese ideologjik­e dhe nuk e pranoi si përgjigje zyrtare. Kurti ka thënë në letër se nuk mund të plotësojë një nga kërkesat kryesore të Mustafës, që është posti i kryeparlam­entarit të premtuar më parë për këtë parti, pasi tashmë atë e mban një anëtar i Vetëvendos­jes, i cili u votua në Kuvend. Kurti e ka quajtur kërkesë që i përket një monarkie absolute të një shekulli tjetër atë të Mustafës për të shkarkuar Glauk Konjufcën nga posti i kryeparala­mentarit. Por Mustafa është përgjigjur se oferta që ai ka dhënë për Vetëvendos­jen është e fundit që del nga LDK- ja dhe nëse nuk do të merren vesh në këtë pikë, topi mbetet në fushën e Kurtit. Albin Kurti nuk ka shkuar as në Presidencë për të dhënë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë, pasi piste një saktësim të koalicioni­t me LDK- në për të shkuar i qartë te Presidenti. Nga ana e tij, kreu i shtetit të Kosovës ka kërkuar me ngulm që Kurti të shkojë sa më parë për të dorëzuar emrin e mandatarit, një proces që më pas i jep atij vetëm 15 ditë kohë për të formuar qeverinë. Thaçi ka tentuar tri herë të njëpasnjës­hme para fundvitit për t'i dhënë Kurtit mandatin, si dhe disa herë pas 6 janarit këtë vit, lëvizje që janë komentuar nga kritikët e tij edhe si nxitje politike në përpjekje për të eliminuar Kurtin nga mandatimi. Të dielën, Hashim Thaçi tha se po planifikon ta mandatojë fituesin e zgjedhjeve edhe nëse s'i çon emrin në Presidencë. Ndërkohë, kanë kaluar 105 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendos­je doli fituese. 24 ditë kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës. Dy liderët e partive, VV dhe LDK, kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimi­n e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave, të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Deri më tash, VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshj­e.

 ??  ?? Kreu i LDK- së, Isa Mustafa
Kreu i LDK- së, Isa Mustafa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania